Lajme

Të burgosurit do të kenë më shumë vizita dhe vikende për shfrytëzim


Të burgosurit në të gjitha burgjet e Kosovës do të kenë më shumë leje për vizitor dhe tani u lejohet edhe shfrytëzimi i vikendeve.

Lidhur me këtë vendim të ndërmarr nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, për Albanian Post ka folur zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi.

Ai ka thënë se rënia e rasteve me Covid-19 është arsye e ndërmarrjes së një vendimi të tillë.

Fillimisht arsyeja qendrore është se ka filluar rënia e rasteve të të infektuarve me Covid-19, si dhe rënia e numrit të të vdekurve në nivel vendi”, potencoi Shala.

Por a ka hapësira adekuate në harmoni me udhëzimet për respektimin e masave anti-Covid-19, ai ka thënë se kanë paraparë të gjitha.

“E kemi parapa numrin e vizitorëve që mund të vijnë, kemi vënë prioritet mbajtjen e distancës, vendosjen e dezinfektuesve, mbajtjen e masave dhe kontroll rigoroz i këtyre masave”.

Ndërsa, në pyetjen se si do të bëni menaxhimin e gjithë atyre të burgosurve që do të lirohen gjatë vikendeve, në këtë çështje, Shala ka deklaruar se “për vikend do të lirohen vetëm ata të burgosur që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për shfrytëzim të vikendit”.

Për të rikthyerit në burg, pas shfrytëzimit të vikendieve, Shala ka treguar se brenda SHKK-së ka hapësira adekuate për karantinim në të cilat do të futen të burgosurit.

“Do të jetë karantinimi 7 ditorë, dhe se gjendja e tyre do të përcillet nga stafi mjekësorë pranë SHKK-së”.

Shala po ashtu ka deklaruar se gjatë mbylljes totale në fillim të pandemisë dhe për rreth gjashtë muaj pas vizitat kanë qenë të limituara ndërsa vizitat gjatë vikendit kanë qenë të ndaluara.

“Kjo çështje ka qenë e rregulluar se vetëm një anëtarë i familjes dhe 2 fëmijë, ndërsa tani e kemi rritë numrin e vizitorëve dhe kemi me i lirua gjatë vikendeve, e cila më herët nuk ka qenë”, deklaroi Shala.

Ndërsa, ai bëri të ditur se aktualisht nuk ka asnjë të burgosur në Kosovë të infektuar me Covid-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore