Sport

“Te Barcelona mund të bëjnë çfarë të duan, mirë apo keq”


Guardiola dhe Xavi gjatë kohës kur Pep filloi jetën e tij si pjesë e stafit të Barcelonës

Pep Guardiola në intervistën e fundit të tij për shtyp, ka folur rreth interesimit të Barcelonës për Raheem Sterling.

Guardiola ishte i pranishëm gjatë prezantimit të Xavi-t si trajner i Barcelonës, futbollist ky që vet Pep e drejtoi në vitet më të mira.

Pep Guardiola dhe Xavi Hernandez te Barcelona

Pas asaj, Pep gjeti kohë që edhe t’i përgjigjej disa pyetjeve për klubin katalunas.

“Barcelona po kërkon sulmues nga ne?”, tha Guardiola në formë pyetëse, “ne nuk kemi sulmues prandaj nuk e kuptoj”.

Mirëpo, në media po përmendet shumë emri i Raheem Sterling, që së fundmi e ka humbur edhe vendin e tij në formacionin startues të Pep.

Raheem Sterling, Manchester City

Pikërisht për futbollistin anglez, ai kishte edhe një koment.

“Sinqerisht, asnjë ide nuk e kam”, tha Guardiola për interesimin e Barcelonës.

“Nuk di asgjë, por edhe nëse do dija, nuk do ju kisha treguar”, u shpreh spanjolli.

Në vazhdën e fjalisë, në një mënyrë, Pep thuri lavde për ish-skuadrën e tij,

“Nëse Barcelona interesohet për një futbollist tonin, jam i sigurt që ata mund ta transferojnë”.

“Barça vazhdon të jetë atraktive, më shumë se atraktive”, thotë Guardiola, “ata mund të blejnë një lojtar duke përdorur mediat. Kjo është gjëja te Barcelona, ata mund të bëjnë çfarë të duan, mirë apo keq”.

Sa i përket Xavi-t, ai tha: “Nëse Laporta dhe bordi zgjedhin Xavi-n, është sepse ka miliona pozitive dhe shumë pak negative”.

Laporta dhe Pep Guardiola gjatë ditës së hënë, para prezantimit të Xavi Hernandez

“Ai e njeh shtëpinë dhe do të sjellë energji pozitive me mënyrën se si e sheh futbollin dhe si i dedikohet atij”.

Kurse, Xavi gjatë prezantimit të tij, e konsideroj Guardiola-n, trajnerin “më të mirë në botë”.

Xavi aventurën si trajner i Barcelonës do ta nis më 20 tetor, në derbin përballë Espanyol-it.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore