Lajme

Talebanët mësyjnë ndërtesat qeveritare në Kunduz dhe Sar-e Pul


Flamuri i talebanëve valëvitet në sheshin kryesor të qytetit Kunduz pas luftimeve me forcat afgane të sigurisë, në Kunduz, Afganistan, të dielën, 8 gusht 2021. 

Vijon zaptimi i Afganistanit nga forcat e militantëve talebanë. Këtë të diele, 8 gusht ata kanë kanë marrë nën kontroll ndërtesat kryesore qeveritare në qytetin verilindor afgan të Kunduz-it.

Lajmin e ka konfirmuar një ligjvënës i asamblesë provinciale. “Përleshjet e rënda filluan dje pasdite, të gjitha selitë e qeverisë janë nën kontrollin e talebanëve. Vetëm baza e ushtrisë dhe aeroporti është nën Forcat Afgane të Aigurisë nga ku po i rezistojnë talebanëve”.

Përveç kësaj talebanët kanë marrë ndërtesat qeveritare në kryeqytetin verior të provincës Sar-e Pul, duke i përzënë zyrtarët nga qyteti kryesor në një bazë ushtarake aty pranë.

Në vijim ai shtoi se kryengritësit kishin marrë ndërtesat kryesore në qytetin e Kunduz-it me 270 mijë njerëz, duke ngritur frikën se mund të ishte e fundit që binte në duart e talebanëve.

Një zëdhënës i forcave afgane të sigurisë tha se, “luftimet jashtëzakonisht (të rënda) po ndodhin” në Kunduz. Forcat e sigurisë luftuan për të mbrojtur qytetin, pasi konsiderohej si pikë strategjike duke qenë se shërbente si portë hyrëse për provincat veriore të pasura me minerale dhe Azisë Qendrore.

Nga ana tjetër zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha se grupi kishte pushtuar kryesisht krahinën dhe ishin afër aeroportit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Rohullah Ahmadzai, bëri me dije në median sociale Facebook se forcat speciale ishin në Kunduz dhe kishin kryer “operacione pastrimi” në qytet për të rimarrë zyrat e mediave që kishin pushtuar talebanët.

Zyrtarët shëndetësorë në Kunduz thanë se 14 trupa, përfshirë gratë dhe fëmijët, dhe më shumë se 30 persona të plagosur u dërguan në spital.

Në Sar-e Pul, “selitë qeveritare, përfshirë shtëpinë e guvernatorit, komandën e policisë dhe kompleksin e Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë, janë marrë nga talebanët”.

Një ofensivë talebane ka marrë vrull ditët e fundit. Kryengritësit lëshuan forcat e tyre në të gjithë Afganistanin pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të përfundonte misionin e saj ushtarak në vend deri në fund të gushtit.

Të premten, kryengritësit bastisën kryeqytetin e tyre të parë krahinor në vite, kur morën kontrollin e Zaranj, në kufirin me Iranin në provincën jugore të Afganistanit Nimroz. Ndërsa një ditë më pas morën kontrollin e kryeqytetit të dytë rajonal, Sheberghan në provincën veriore afgane të Jawzjan.

Kryeqytetet e tjera krahinore nën presion përfshijnë Herat-in në perëndim dhe qytetet jugore të Kandahar dhe Lashkar Gah.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore