Lajme

Tailandë: Aplikacioni Clubhouse lejon protestuesit të flasin lirshëm


Autoritet tailandeze kanë paralajmëruar përdoruesit e Clubhouse, të mërkurën, më 24 shkurt, të mos shkelin ligjin.

Kjo pasi aplikacioni audio i mediave sociale po u jep tailandezëve reformues një forum për të diskutuar tema të ndjeshme kundrejt monarkisë. Kjo platformë po rrit zemërimin e qeverive në Azi.

(Sipas ligjit lese majeste të Tailandës kritikat ndaj monarkisë mund të sjellin një dënim me burg të gjatë).

Clubhouse është një aplikacion audio vetëm për të ftuar, që po rritet me popullaritet në Tajlandë. Ndërkohë një lëvizje rinore protestuese vazhdon të kërkojë reforma të qeverisë dhe monarkisë.

Ministri digjital, Puttipong Punnakanta, tha se autoritetet Tailandeze po vëzhgonin përdoruesit e Clubhouse dhe grupet politike në aplikacion, të cilat po shtrembërojnë informacionin dhe potencialisht shkelin ligjet.

Një akademik dhe kritik me zë i monarkisë në Tailandë, Pavin Chachavalpongpun, u bashkua me platformën në 12 Shkurt.

Pavin ka thënë se goditja e policisë ndaj protestave politike në Tailandë ka kontribuar në popullaritetin e papritur të Clubhouse.

Pavin tashmë numëron gati 303 mijë ndjekës në më pak se dy javë. Dhe ai tha se vuri re se njerëzit në shumë prej dhomave të bisedës në aplikacionin e bazuar në zë diskutojnë për familjen mbretërore.

“Duket sikur aplikacioni është krijuar për biseda rreth monarkisë”.

Ish-kryeministri i Tailandës, Thaksin Shinawatra, i cili u rrëzua me një grusht shteti në vitin 2006, është bashkuar me Clubhouse me emrin “Tony Woodsome”.

Ardhja e tij në platformë krijoi shumë polemika, me të paktën 50 mijë njerëz që u bashkuan në një diskutim të hënën, në lidhje me qeverisjen Thai. Thaksin shmangu disa nga pyetjet më të mprehta në lidhje me lëvizjen pro-demokracisë dhe kërkesën e saj për reformat mbretërore.

Protestat e të rinjve vitin e kaluar u përqendruan në kërkesat për reforma në sistemin mbretëror në Tajlandë, një temë e konsideruar prej kohësh tabu. Që kur filluan protestat, të paktën 59 persona janë thirrur ose akuzuar sipas ligjit lese majeste të Tajlandës kundër fyerjes ose shpifjes së mbretit.

Ata kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Prayuth Chan-o-cha, një kushtetutë të re të hartuar nga ushtria dhe reformën në monarki.

Clubhouse rrit audiencën e protestuesve

Krijuar nga kompania e softëer-ëve me bazë në Californi Alpha Exploration Co, Clubhouse është një aplikacion interaktiv audio-bisedimi që lejon përdoruesit të hyjnë në dhomat e bisedave të drejtpërdrejta.

Përdoruesit dëgjojnë ose bashkohen në një bisedë duke ngritur duart e tyre në mënyrë virtuale për t’u bashkuar me grup. Dhomat e bisedës zhduken kur diskutimet mbarojnë.

Platforma është bërë një mënyrë për figurat e lëvizjes pro-demokracisë për t’u lidhur me mbështetësit.

Pjesëmarrësit në bisedën e parë të Pavin numëruan 300 në ditën kur ai u bashkua. Fundjavën e kaluar, 35 mijë njerëz morën pjesë në bisedën e tij, kur ai diskutoi për mbretin, Maha Vajiralongkorn, në një dhomë që shpejt arriti kapacitetin maksimal të aplikacionit.

Dhoma të tjera që kritikojnë qeverinë Tailandeze dhe përdorimin e ligjit lese majeste janë gjithashtu të njohura.

Edhe pasi Clubhouse ka lejuar që dhomat e bisedës të kalojnë kufirin e 5 mijë personave ditët e fundit, disa dhoma të tjera dytësore u kërkua të plotësonin kërkesat e dëgjuesve.

Autoritetet Tailandeze kërcënojnë përdoruesit

Qeveria Tailandeze përdor rregullisht një ligj për krimin kibernetik për të ndjekur penalisht kritikët e monarkisë për arsye të sigurisë kombëtare. Më parë ka goditur kritika të tilla në Facebook, YouTube dhe Twitter.

Rritja e shpejtë e aplikacionit ka tërhequr vëmendjen e qeverive të tjera në rajonin e Azisë.

Në fillim të këtij muaji, Kina bllokoi hyrjen në aplikacion pas një periudhe të shkurtër kur mijëra përdorues të kontinentit u bashkuan në diskutime të censuruara shpesh në Kinë, përfshirë kampet e paraburgimit Xinjiang dhe Ligjin e Sigurisë Kombëtare të Hong Kongut.

Club-i kalon ndarjen politike

Përdoruesi i Clubhouse Pla, ende nuk ka gjetur një dhomë bisede në aplikacionin e përdorur nga mbështetësit e qeverisë.

Qeveria është akuzuar se po përpiqet të ndalojë këtë aplikacion pasi ata nuk duan që të dy palët e spektrit politik të flasin me njëri-tjetrin drejtpërdrejtë.

Por popullariteti në rritje i Clubhouse ka potencialin të ndryshojë sferën e diskutimeve publike në Tajlandë.

Pavin tha se aplikacioni ofron një mundësi për diskutim në një klimë të tensionuar politike me shumë pikëpamje të kundërta.

Megjithëse ai nuk beson se aplikacioni do t’i kthejë mbretërit si Thai në kampin pro-demokracisë.

“Ëndrra e tij është që të ketë një kanal për dialog midis grupeve të njerëzve me mendime të ndryshme”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore