Lajme

Tahiri: Sovraniteti i Kosovës i rrezikuar, qasja e kryeministrit verbëri politike


Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka deklaruar se sovraniteti i shtetit asnjëherë nuk ka qenë asnjëherë kurrë më i rrezikuar.

Tahiri përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se situate e krijuar në Kosovë “nuk duhet të tejkalohet me qetësi dhe normalitet”.

“Nuk duhet ta tejkalojmë me qetësi dhe normalitet faktin që sovraniteti i Kosovës është reduktuar në një oborr, në një kopsht dhe në një zyre të një kryetari, që kryeministri e quan herë me “K” të madhe e herë me “k” të vogël”.

“Është reduktuar sovraniteti tek njësitë tona të cilat po e mbrojnë një pjesë dhe një zyre, e cila e ka shumë të diskutueshëm legjitimitetin demokratik”.

“Për ne është me rëndësi të thuhet se ashtu siç e ka pasur kryeministri Kurti mbështetjen në shumë tema, e ka edhe tash në mbrojtjen e pikave 1 dhe 31 të doganave”, tha Tahiri.

Ai tutje ka komentuar edhe deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola.

“I nderuar kryeministër, deputeti Gola foli për konceptin e verbërisë. Për ne, qasjen që e keni marrë, është, jo vetëm verbëri politike dhe një qasje e verbëruar institucionale të një besimi 51%, mirëpo është e rrezikshme për ecjen tutje të forcimit tonë”.

Tahiri, ndër të tjera ka thënë se mocioni është e vetmja zgjidhje për të ndaluar këtë eksperiment.

“Ne e kemi kërkuar mocionin e mosbesimit, për shkak se ndalja e një eksperimenti, i cili na ka futur në një rrugë qorre, e ndihmon drejtimin shtetëror dhe kombëtar të Kosovës. Reflektimi yt sot është mbrojtje e amanetit të atyre që e dhanë jetën, u flijuan, e po ashtu çështje që e forcon edhe pozitën e kryeministrit”.

Më 26 maj, tensionet në Veri u rritën, atëherë kur krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, kishin hyrë nën përcjelljen e policisë në ndërtesat komunale.

Ndërkaq, më 29 maj, protestuesit u përleshën me trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Nga kjo përleshje 41 trupa të KFOR-it, u lënduan edhe dhjetëra protestues.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Britanisë së Madhe vazhdimisht kanë kërkuar që të ndalet menjëherë dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit.

Këto zgjedhje u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm komunale nëntorin e 2022.

Kryetarët e mëparshëm vinin nga Lista Serbe partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila nuk mori pjesë në zgjedhje dhe procesi u bojkotua nga serbët lokalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore