Shqipëria

Tabaku: Qeveria përfituese e rritjes së çmimeve


“Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike, që nuk ka lidhje me luftën, por me politikat ekonomike të qeverisë”.

Kështu u shpreh nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në seancën plenare në Kuvend.

Sipas saj, kriza më e madhe është ajo që vjen nga koncesionet.

“Buxheti gjendet përballë krizës së korrupsionit. Çmimi i karburantit ulet dhe ngrihet si me buton. Taksat e vendosura janë të rritura në mënyrë abuzive. Në gjithë botën merren masa për të ulur taksat, ndërsa Shqipëria i rrit. Qeveria mbledh më shumë të ardhura”.

Ajo theksoi se “kemi çmimet më të shtrenjta të gjithë produkteve të shportës”.

Një ditë më parë, Tabaku, përmes një postimi në median sociale, bëri me dije se PD ka thërritur një mocion debati në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve duke nisur nga buka, uji, veza, qumështi dhe pijet e tjera jo alkoolike e duke përfunduar te nafta dhe gazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore