Film

Sylvester Stallone thotë se nëse ndonjëherë do t’ia dhuronte dikujt rolin e Rambos ai do të ishte Ryan Gosling


Aktori dhe regjisori amerikan, Sylvester Stallone mund të jetë gati t’i kalojë një nga rolet e tij ikonë, aktorit Ryan Gosling.

Teksa Stallone, 77 vjeç, u shfaq në “The Tonight Show”, ai dhe prezantuesi Jimmy Fallon diskutuan se si personazhi i Gosling Barbie, Ken, tërhoqi frymëzim të rëndësishëm nga vetë Stallone.

Biseda e bëri Stallone të përmendte se Gosling, 43 vjeç, i tha atij se ishte një fans i madh i filmave të Rambo-s, ku Stallone luan rolin e një veterani të Luftës së Vietnamit, i cili lufton me jetën civile dhe përfundimisht angazhohet në misione të tjera ushtarake.

Sylvester Stallone dhe Jimmy Fallon – “The Tonight Show”.

“E takova në një darkë dhe padyshim që jemi të kundërt. Ai është i pashëm – nuk jam. Kështu funksionon”, tha Stallone për Gosling.

“Seriozisht, a mund të më imagjinoni mua si Ken? Kjo nuk funksionon fare”, vazhdoi ai.

“Por ai më tha: ‘Unë isha i magjepsur nga Rambo, dhe shkoja në shkollë i veshur si Rambo dhe njerëzit më përzinin dhe unë ende nuk u ndala’. Ai thjesht vazhdonte të thoshte se kishte shumë lidhje me Rambon, dhe mendova se kjo është interesante. Nëse ndonjëherë ia kaloj stafetën, do t’ia kaloj atij sepse ai e do personazhin”, tha Stallone tutje.

Stallone ka luajtur në pesë filma Rambo – gjithçka filloi me “First Blood” të vitit 1982. Vazhdimi më i fundit, “Rambo: Last Blood”, u publikua në vitin 2019.

Sylvester Stallone – “Rambo”.

“Unë do të thosha po, por nuk e di nëse dikush do të thoshte hej, ai është shumë i bukur për të qenë Rambo”, shtoi Stallone kur Fallon pyeti nëse ideja mund të realizohej.

Filmat Rambo nuk kanë marrë ende një vazhdim të “Last Blood”, i cili fitoi 91 milionë dollarë në arkat botërore dhe mori vlerësime negative nga kritikët.

Ryan Gosling – “Barbie”

Stallone sugjeroi që idetë e shumta për një seri transmetimi Rambo u shpërndanë, duke përfshirë një “histori moderne ku kaloj pishtarin”, gjatë një interviste të nëntorit të vitit 2022.

Vetë Gosling ndau tregime për interesin e tij të fëmijërisë për Rambo në një intervistë të vitit 2011 me prezantuesin e atëhershëm të “Tonight Show”, Jay Leno, në të cilën ai tha se dikur ishte pezulluar nga shkolla për shkak se e kishte marrë thika me vete në çantë duke u inspuruar nga Rambo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore