Lajme

Sveçla viziton pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës në Jarinjë e Bërnjak.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar të enjten e 17 marsit pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak për të parë nga afër punën e policisë kufitare.

Gjithashtu, Sveçla gjatë kësaj vizite ka qenë edhe në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për të parë nga afër punën e policisë kufitare.

“Me përgjegjësit, por edhe gjithë zyrtarët policorë prezentë, biseduam lidhur me ecurinë e punës, vështirësitë dhe nevojat që kanë dhe u zotuam që me angazhimin e gjithë faktorëve relevantë, vështirësitë të tejkalohen dhe nevojat të plotësohen”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës në Jarinjë e Bërnjak.

Ai po ashtu ka vizituar stacionet e reja policore që mbikëqyrin vijën e gjelbër të kufirit.

“Sot kam realizuar vizitë në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për të parë nga afër punën e zyrtarëve policor të policisë kufitare. Poashtu vizitova stacionet e reja policore që mbikqyrin vijën e gjelbër të kufirit”.

Ndërkaq, me këtë rast ministri ka falënderuar zyrtarët policorë për punën.

“Gjej rastin ti falënderoj edhe një herë zyrtarët ë policor për punën e palodhshme, vigjilencën dhe përkushtimin në ruajtjen e kufinjve të Republikës së Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore