Sport

Sulmuesi i Arsenal-it jep dritën jeshile për transferimin në Inter


“Sky Sport Italia” pretendon se sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun, është i hapur për t’u bashkuar me Inter-in, por zikaltrit nuk do të investojnë më shumë se 40 milionë euro për transferimin e tij.

Gazetari i “Sky Sport Italia”, Alessandro Sugoni, tha gjatë emisionit të transferimeve të së martës se Balogun ka dhënë dritën jeshile për t’u bashkuar me Inter-in edhe pse agjenti i tij nuk mendohet të ketë diskutuar detajet financiare të një transferimi të mundshëm në “Stadio Meazza”.

Ka dyshime në lidhje me çmimin e kërkuar të Arsenalit. “Sky Sports” pretendon se “Topçinjtë” kërkojnë  pothuajse 60 milionë euro për 22-vjeçarin, ndërsa raportet në Itali thonë se çmimi Inter është i gatshëm të ofrojë deri në 40 milionë.

Kjo është një tarifë që klubi nga Milano mund ta përballojë, pasi ka planifikuar të investojë të njëjtën shumë në kthimin e Romelu Lukaku-t.

Balogun i është bashkuar Arsenalit për turneun parasezonal në SHBA, ku foli për të ardhmen e tij me “CBS” të hënën.

“Padyshim që u largova dhe çështja ishte të provoja se mund të luaja futboll të ekipit të parë. Ndjej se kam mundur ta bëj këtë”, tha Balogun.

“Të kthehem nuk është në të vërtetë një situatë ku mendoj se duhet të përpiqem shumë për të provuar diçka. Mendoj se është një vendim që nuk është me mua”.

“Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, unë do të pajtohem”, ishin disa nga fjalët e tij.

Kujtojmë që Balogun e kaloi një sezon mbresëlënës me skuadrën franceze, Reims (i huazuar), duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar tre asistime në 39 ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore