Lajme

Sulmi ndaj të moshuarës, MSh: Infermieret ishin të licensuara


Ministria e Shendetesise

Ministria e Shëndetësisë e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës dhe sjelljen jo-njerëzore të infermiereve, që ka ndodhur në Shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ministria bëri të ditur se infermieret e përfshira në abuzim kanë qenë të licencuara nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë.

Po ashtu, nga kjo ministri kanë pohuar se Inspektoriati Shëndetësor ka qenë për inspektim në këtë institucion privat në të cilin jepen dhe shërbime të përkujdesit shëndetësor.

“Pas inspektimit, Raporti i Inspektoriatit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë do t’i dërgohet Odës, institucion ky i pavarur, me qëllim marrjen e masave konform ligjit, statutit, rregullave dhe kodit etik në fuqi”.

“Çdo abuzim me këtë besim do të ketë reagimin tonë të pa kompromis. Të njëjtën besojmë që do ta kenë dhe Odat e profesionistëve shëndetësorë”, thuhet mestjerash.

Ndryshe, Shtëpia e pleqve “Orenda” ka suspenduar katër infermiere nga puna për shkak të sulmit ndaj të moshuarës.

Ky suspendim vjen pas sulmit që u shfaq ndaj të moshuarës të mërkurën por që është raportuar se kishte ndodh një ditë më parë (të martën).

“Pas njoftimit për sjelljen e pahijshme të punëtores A.P (ushtrimi i dhunës ndaj banueses në kohën e kujdestarisë. A.P suspendohet nga puna për veprën e bërë, ndërsa A.R., R.K., dhe G.N për faktin se kanë qenë në ndërrim bashkë me A.P, por nuk e kanë lajmëruar rastin tek përgjegjësi”.

Dokumenti i publikuar nga “Orenda” në Pejë.

Çfarë ndodhi në Pejë?

“Kuku”, bërtet një e moshuar e cila është zënë peng nga një vajzë – që nga veshja duket se është punonjëse e institucionit për të moshuar.

Por britmat janë krejtësisht të kota sepse e reja pamëshirshëm vazhdon ta godas.

“Çka po sillka more”, thotë një tjetër vajzë që xhironte dhunën që po ushtrohej brutalisht.

Me shumë gjasë, ngjarja ndodhte brenda ambientit të Shtëpisë për të Moshuar në këtë qytet.

Në videon e publikuar vajza s’pushon së godituri, derisa e moshuara dëshpërimisht kërkon t’i ikën.

“Pak jom t’u ia hi, qysh di me sill unë, pak jom t’u ia hi”, inkurajohet dhunuesja tashmë e arrestuar nga policia e Kosovës për sulm fizik.

Foto nga sulmi ndaj të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

Derisa ajo godet e të tjerat i buzëqeshin aktit barbarë, njëra prej tyre thotë me buzëqeshje se po e xhirojnë rastin “për media”.

Në anën tjetër, sulmuesja vazhdon pos shuplakave që nuk ndalen edhe t’i kërkojë llogari të moshuarës.

“Ti po do m’u shty me mua a, ti?”, thotë ajo.

Kur i duket se nuk mjaftojnë goditjet me dorë, ajo mbështet për muri viktimën dhe sulmon me këmbë.

E godet me gju në barkë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar për Albanian Post, se është arrestuar vajza që ka dhunuar të moshuarën në shtëpinë e pëlqeve “Orenda” në këtë qytet.

Pos saj, është arrestuar edhe një person tjetër – motra kujdestare në këtë shtëpi.

“Po mund të ju konfirmoj se i kemi sjellur në stacionin policor këtu në Pejë. Përveç vajzës që ka ushtruar dhunë është arrestuar ed Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, deklaroi për Albanian Post, se rasti veçse është procedura nga policia në Pejë.

Edhe Prokuroria e Pejës ka konfirmuar për Albanian Post se ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me të marrë informacionin dhe me të parë videon prokuroria në Pejë ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe njësitë relevante, dhe janë duke shkuar në vendin ku po dyshohet se është kryer vepra penale”, tha ai për AP.

Gjithashtu, prokuroria përmes komunikatës për media ka bërë të ditur se dy personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë.

“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Sulmi’ dhe veprën penale ‘ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.he motra kujdestare që ka qenë në shtëpinë e Pleqve”, ka thënë Gashi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore