Kosova

“Subvencioni 2021” – 30 ditë paraburgim për shumicën e të arrestuarve


Ilustrim

Kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është aprovuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit për 19 persona të përfshirë në rastin e “Subvencioni 2021”.

Dy nga 21 të arrestuarit janë liruar nga masa e sigurisë. Kurse zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e ka konfirmuar lajmin.

“Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për 19 persona, kurse për dy tjerë është refuzuar pasi që nuk ka pasur prova”, thuhet në deklarimin e saj për Telegrafi.

Të arrestuarit po dyshohen se kanë kryer veprat penale “marrja e ryshfetit”, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “dhënia e ryshfetit”, mashtrim me subvencione”, “falsifikim i dokumenteve”, “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe veprën penale “ushtrimi i ndikimit”.

Të arrestuarit në rastin “Subvencioni 2021” janë: Bejtullah Pira, Granit Abdyli, Valon Hoti, Enver Ibishi, Blerim Mulliqi, Kujtim Zariqi, Arsim Çela, Habibe Dauti, Musa Nivokazi, Lulzim Hajdaraj, Flamur Zeqiri, Blerim Asllani, Afrim Abazaj, Halil Krasniqi, Daut Kabashi, Bekim Shala, Salih Kelmendi, Gzim Morina, Kastriot Berisha, Fuat Morina dhe Kumrije Maxharraj.

Zyra për media e Policisë së Kosovës, të mërkurën e kishte konfirmuar për Albanian Post operacionin e ndërmarr me emrin “Subvencioni 2021”, nën dyshime për keqpërdorime në subvencione në bujqësi dhe janë arrestuar shtatë persona..

“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme. Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm subvencionet. Pas përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore