Lajme

Stuhia vdekjeprurëse përfshin Texas-in


Një stuhi dimërore ka sjellë erëra vdekjeprurëse, akull dhe dëborë në shumë rajone të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilat rrallë preken nga kushte të tilla të motit.

Në Texas, rritja e kërkesës për energji elektrike ka çuar në ndërprerje të energjisë. Shteti po përgatitet për një stuhi tjetër të akullt të martën.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) deklaroi se më shumë se 150 milionë amerikanë janë paralajmëruar mbi këtë stuhi. Bëjmë të ditur se deri më tani janë shënuar të paktën 11 vdekje nga stuhia.

Vdekjet janë raportuar në qytetet e  Texas-it, Kentucky-it dhe Louisiana-s. Stuhia e dëborës ka arritur edhe në pjesët veriore të Meksikës, ku më shumë se katër milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike mëngjesin e të hënës më 15 shkurt.

Çfarë po ndodh në Teksas?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka miratuar gjendjen e jashtëzakonshme në Texas. Ky qytet është prekur nga temperaturat më të ftohta në më shumë se 30-të vjet. Në disa zona temperaturat kanë shkuar në minus 18 gradë Celcius.

Po ashtu, kërkesa e lartë për energji elektrike ka bërë që rrjeti i energjisë të dështojë.

Ka pasur ndërprerje të energjisë në disa zona, me qëllim ruajtjen e energjinë për spitalet, policinë dhe stacionet zjarrfikëse.

Raportohen 4.3 milionë njerëz pa energji elektrike. Bëjmë me dije se energjia e erës është burimi i dytë më i madh i energjisë elektrike në këtë shtet.

Në krahun tjetër rrugët e akullta kanë çuar në një valë të aksidenteve të trafikut. Njerëzit janë këshilluar të shmangin udhëtimet kur është e mundur.

Si ka ndikuar moti i keq te shtëpitë dhe bizneset në Texas?

Shtëpitë në Texas nuk janë të izoluara për mot të ftohtë. Tubat e ngrirë kanë shpërthyer pavarësisht përpjekjeve të pronarëve të shtëpive për t’i izoluar ato nga të ftohtit duke përdorur batanije.

Autoritetet amerikane kanë deklaruar se në Houston, dy anëtarë të një familjeje vdiqën nga helmimi i monoksidit të karbonit, pasi ata e izoluan makinën e tyre në një garazh të mbyllur për t’u ngrohur më shpejt.

Në Fort Worth, anëtarët e një familjeje tjetër u dërguan në spital në gjendje kritike për helmim të dyshuar nga monoksidi i karbonit.

Një strukturë mjekësore në Houston, në të cilën po mbaheshin mbi 8 mijë doza të vaksinave të Covid-19, i detyroi zyrtarët t’i dërgojnë dozat në ambiente të tjera, para se ato të prisheshin.

Mbi 150 milionë amerikanë janë nën paralajmërimin e stuhive të dimrit dhe akullit. Të martën, më 16 shkurt, Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) raportoi se mbi 73% e SHBA-së aktualisht është e mbuluar nga bora.

Dëbora pritet të shkojë deri në 30 centimetra. Në Louisiana, disa autoritete lokale kanë vendosur policinë për të mbajtur njerëzit larg rrugëve të akullta.

Texas-i po vuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike dhe përçarje të trafikut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore