Sport

Steven Gerrard rekord fantastik me Rangers


Steven Gerrard ka arritur një rekord fantastik me ekipin e tij Rangers, duke fituar kampionatin e Skocisë pa asnjë humbje të vetme.

Ish-lojtari i Liverpoolit, tani trajner i ekipit skocez, ka grumbulluar 102 pikë duke koleksionuar 32 fitore dhe vetëm gjashtë barazime.

Ekipi i Rangers, gjatë 38 ndeshjeve të këtij sezoni, ka shënuar 92 gola, duke pësuar vetëm 13, kështu duke fituar për herë të 55-të titullin kampion në Skoci.

Në vendin e dytë të Premier Ligës skoceze u pozicionua skuadra e Celtic me 25 pikë më pak se kampioni në fuqi i këtij sezoni.

Ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Anglisë, karrierën e tij si trajner e filloi pikërisht te klubi skocez, në të cilën u emërua në qershor të vitit 2018.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore