Shqipëria

SPAK zgjat me tre muaj hetimet për laboratorin e kokainës në Fier


Hetimet për laboratorin e drogës të zbuluar në Frakull të Fierit në muajin nëntor janë zgjatur me tre muaj nga Prokuroria e Posaçme e SPAK.

Kjo pasi hetuesit janë në pritje të letërporosive nga Kolumbia, vend nga i cili vinte kokaina dhe për këtë arsye i ka kërkuar gjykatës zgjatjen e hetimeve.

Laboratori i kokainës me 430 kilogramë kokainë e përzier me pleh kimik u zbulua më 24 nëntor të vitit të shkuar në fshatin Frakull të Fierit.

Dhe SPAK për këtë çështje ka firmosur 15 urdhër-arreste, ndërkohë janë arrestuar 10 persona.

Laboratori do të ngrihej në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull, Viktor Çervanaku.

Sakaq, prej operacionit u godit i gjithë grupi kriminal si porositës, pritës dhe baza e ngritjes së laboratorit ku mbahej kokaina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore