Shqipëria

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit


Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, biznesmenëve Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Kjo pasi ata akuzohen për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme:

-Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;

-Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

-Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

-Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

-Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

-Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

-Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;

-Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;

-Automjetin e markës “BMW”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004;

-Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;-Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;

-Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;

-Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020;

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore