Sport

Southampton gati të thyej rekordin e klubit për Armando Brojën


Southampton është gati të bëj çmendurinë për të siguruar shërbimet e plota të Armando Brojës.

Shenjtorët e kanë Brojën në huazim deri në fund të sezonit nga Chelsea.

Mirëpo performancat e mira nga ai këtë sezon, i kanë shtyrë ata që të bëjnë ofertë marramendëse për të siguruar shërbimet e tij të plota.

Broja është produkt i Cobham, akademisë së futbollit të Chelsea-s.

Pas huazimit te Vittese, ku kishte shpërthimin e madh, futbollisti kuqezi tani është kthyer në Premier League.

Në pamundësi që të luaj pas blerjes së Lukaku-t, ata vendosën që shqiptarin ta dërgojnë në huazim në radhët e skuadrës nga St. Mary.

Deri tani, Broja ka shënuar nëntë gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë pesë gola në Premier League.

Kjo i ka bërë drejtuesit e klubit anglez që të shkojnë “all-in” për të.

Southampton është gati që të thyej rekordin e klubit, duke ofruar 32 milionë euro për shërbimet e sulmuesit kuqezi.

Mirëpo, ata nuk do ta kenë shumë të lehtë këtë gjë derisa në krye të bluve është Thomas Tuchel.

Trajneri gjerman i kampionëve të Evropës është i impresionuar me paraqitjet e Brojës, dhe atë e konsideron si një armë shtesë për të ardhmen.

“Ai është lojtari ynë”, ka thënë shkurt Tuchel në konferencën për shtyp.

Përveç Southampton, për shërbimet e Brojës interesohet edhe West Ham, dhe deri në fund të sezonit pritet që gara për të të bëhet edhe më e ashpër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore