Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), të hënën e 12 korrikut, ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE), Luigi Soreca.
Sipas tyre, ambasadori Soreca “ka tentuar të ndikojë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e Teatrit.
“Në referim të dispozitave ligjore, e shikojmë si konsumim të veprave penale të ambasadorit Soreca, i cili, në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kanë tentuar të ndikojnë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese”, tha përfaqësuesja e AMT-së në një deklaratë për media, pas kallëzimit penal.
Ndonëse kjo është hera e 12-të që AMT-ja paraqitet pranë SPAK-ut për kallëzime penale, kësaj radhe denoncimi është për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, “i cili në bashkëpunim me Veliajn ka ushtruar ndërtim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me çështjen e teatrit.
AMT ka vënë në dijeni dhe Parlamentin Evropian, ku sipas tyre, i kanë kërkuar të thërrasë në interpelancë ambasadorin Soreca, si dhe nisjen e hetimit administrativ dhe marrjen e masave për lirimin nga detyra të këtij ambasadori.
Aleanca për Teatrin, akuza ambasadorit Soreca
Më herët, Adriana Kalaja, përfaqësuesja ligjore e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka dorëzuar një kërkesë për informacion në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, pasi kanë konstatuar që në ditën e seancës së Teatrit Kombëtar, Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kryetaren e gjykatës, Vitore Tusha.
Sipas saj, ky takim nuk është bërë publik.
Më herët, Adriana Kalaja, përfaqësuesja ligjore e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka dorëzuar një kërkesë për informacion në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, pasi kanë konstatuar që në ditën e seancës së Teatrit Kombëtar, Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kryetaren e gjykatës, Vitore Tusha.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas deklaratës, për pezullimin e ndërtimit të teatrit të ri, e bën nul vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen.
“Gjykata nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën tonë në lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak, për shkak të kuorumit”, u shpreh Kalaja.
Sipas saj, Gjykata Kushtetuese është marrë me shkakun dhe “jo me pasojën”.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Më 2 korrik, Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin e pjesshëm për Teatrin Kombëtar, përmes të cilit rrëzohet vendimi i Këshillit të Ministrave për t’ia kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës.
Në Pikën 3 të vendimit thuhet se Gjykata shfuqizon vendimin “për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurisë (nr.1/241) me emërtimin “Teatri Kombëtar…”, duke e nxjerrë të papajtueshëm me Kushtetutën.
Vendimi, po ashtu, shfuqizon ligjin “për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’”, po ashtu si i papajtueshëm me Kushtetutën.
Mirëpo, Kushtetuesja ka lënë në fuqi vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë “për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt-Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n