Shqipëria

Aleanca për Teatrin akuza ambasadorit Soreca: Do kërkojmë shpalljen e tij ‘non-grata’


Adriana Kalaja, përfaqësuesja ligjore e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka bërë me dije për mediat se ka dorëzuar një kërkesë për informacion në bazë të ligjit për të drejtën e informimit  pasi kanë konstatuar që në ditën e seancës së Teatrit Kombëtar, Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ka zhvilluar  një takim me kryetaren e gjykatës, Vitore Tusha .

Sipas saj, ky takim nuk është bërë publik.

“Pas takimit pesë minuta përpara seancës gjyqësore, Soreca ka dal nga dera prapa. Ne jemi shumë të shqetësuar sepse nuk kuptojmë arsyen pse duhet vijë pikërisht në atë ditë dhe në kërkesat tona kemi kërkuar së pari të bëhet publike nëse ky takim ka qenë i programuar”.

Gjithashtu Kalaja theksoi se kanë kërkuar të bëhet publike kush ka qenë objekti i bisedimeve dhe pse ky takim është bërë i fshehtë.

“Fakti që është mbajtur e fshehtë, cënon shumë njëanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese, cënon legjitimitetin e kryetares Gjykatës. Takimi është zhvilluar brenda gjykatës, dhe Soreca ka ardhur për të lobuar në favor të kryetarit. I kemi kërkuar SPAK të sekuestrojë të gjitha kamerat brenda dhe jashtë ambientit”.

Ajo tha gjithashtu se do kërkojnë vetë largimin e kryetares nga trupi gjykues.

“Po bëjmë gati informacionin sesi një ambasador në shkelje të kushtetutës shqiptare vjen dhe bën presion”.

Ndër të tjera tha se “do i bëjnë me dije BE-së, që Soreca të shpallet non-grata”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore