Film

“Snatching Sinatra”, podcast për rrëmbimin e Frank Sinatra Jr.


Një podcast i ri që eksploron kidnapimin e të birit të Frank Sinatra-s pritet të publikohet më 27 korrik, me titullin “Snatching Sinatra”.

“Snatching Sinatra” do të performohet nga aktori dhe fansi i kahmotshëm i Frank Sinatra-s, John Stamos, dhe do të përmbajë intervista zgjeruese me Barry Keenan, njeriun që vendosi të thurrte një plan për t’ia kidnapuar të birin Sinatras.

Keenan në këtë show do të hapet në jetën personale të tij, problemet mendore dhe alkoolizmin që vuante në atë kohë, motivet e tij për rrëmbimin e xhuniorit Sinatra, dhe strategjitë e ndryshme me bashkë-konspiruesit kur e kanë kidnapuan atë te liqeni Tahoe.

“Ishte shumë sureale, duke e ditur se e isha njeriu më i kërkuar në të gjithë vendin”, thotë Keenan në trailerin e podcast-it.

“Snatching Sinatra” është realizuar me bashkëpunimin mes Spoke Media dhe Wondery. Premiera e serive do të mbahet më 27 korrik në platforma të ndryshme podcast-ësh, kurse të gjitha seritë në tërësi dhe pa interferime të reklamave do të jenë më 12 korrik në Wondery App për ata që janë të abonuar në Wondery+.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore