Lajme

“S’mund t’ia lë djalit”, 83-vjeçari hap librari në Barcelonë për të shitur koleksionin e jetës


Albert Costës i pëlqen të negociojë çmimet me klientët e tij.

Në fund të të 70-tave, Albert Costa kaloi 10 ditë në koma pas një ataku në zemër. Kur u zgjua, një gjë e kishte të qartë: ai do të shiste koleksionin e librave të jetës së tij.

Sigurisht do të ishte Costa që do ta vendoste çmimin.

Pra, libraria nuk do t’i shiste produktet me vlerën e tyre të tregut, por me një çmim, të cilin ai e ndjente personalisht se ato vlejnë vërtet.

Në të kaluarën, Albert Costa, tanimë 83 vjeç, ishte në profesion inxhinier dhe, më pas antropolog. Ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke udhëtuar nëpër Afrikë dhe Paqësor, ku shpesh blinte dhe artefakte për muzetë.

Ndër të tjera, ai u bë edhe një koleksionist librash.

“Gjithçka dua që koleksionit t’i jepet vlera e duhur”

Ajo që Alberti nuk donte, ishte që koleksioni të përfundonte në një treg ku “askush nuk e di vlerën, duke i shitur të gjitha për një euro”.

Kështu që ai e gjeti zgjidhjen.

Hapja e Espiritus del Agua (shpirtrat e ujit) në Gracia, Barcelonë, dyqan i vogël, i pajisur me koleksionin e tij privat të veprave mbi antropologjinë, artin, filozofinë dhe udhëtimin, si dhe fiksionin.

Sigurisht, aty nuk mungojnë as librat, aq sa dyqani është i mbushur me libra nga dyshemeja në tavan.

“Unë shes libra, por është një biznes që mezi nxjerr shpenzimet e përgjithshme”, thotë ai. “Më pëlqen sepse është një karrierë e re. Por në vend që t’i shes të gjitha në një bibliotekë, më pëlqen që njerëzit të vijnë dhe t’i shikojnë. Kështu, ne mund të arrijmë një marrëveshje”.

Albert Costa

Në një moment një klient hyn në dyqan dhe shfleton për rreth 10 minuta, pastaj largohet.

“Çmimi”, thotë ai, “është një çështje delikate”.

“Shumë njerëz kanë këtë idenë se librat e dorës së dytë nuk kanë vlerë, por besoj se një libër i dorës së dytë duhet të jetë pak më i lirë se ai i ri dhe ndonjëherë shumë më i shtrenjtë. Mundohem të arrij me një çmim diku në mes”.

The best ways of supporting indie authors | Books | The Guardian

“Kjo është një kryevepër e antropologjisë; autori ia kushtoi jetën kësaj vepre, por ky libër ishte në shitje për 9 dollarë. Unë do të kërkoja 15 ose 20 euro. Nëse njerëzit nuk duan ta paguajnë atë, për mua është e njëjta gjë. Nëse nuk është student dhe e di që do ta lexojnë, atëherë mund ta kenë me çdo çmim”.

Koleksioni i Costës përfaqëson një jetë udhëtimesh dhe kurioziteti, prandaj për të është e vështirë ndarja.

“E di që nuk mund ta lë djalin tim me 10 mijë libra në shtëpi”, thotë ai. “Sigurisht, është e dëmshme t’i shesësh, por është një detyrim i dhimbshëm”.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore