Art&dizajn

Skulptorja që kthen ngjarjet e vendit në art


Skulptorja Llambrini Dëna, e cila jeton në Berat, sjell me anë të qeramikes ngjarjet më të rëndësishme të vendit.

Me gurët që mbledh vetë, kryesisht nga ato që nxjerr Osumi, Llambrini i ngjarjeve që e prekin shoqërinë. Pandemia, tërmeti, lufta e Kosovës, gjenden të gjitha aty, mes gurësh.

Të huajt janë më të interesuar, ndaj skulptorja ofron mundësinë të bëjnë punën e tyre të parë në baltë, nën kujdesin dhe mësimet e saj.

Në këto kohë pandemie të Covid-19, Llambrini Dëna, u ka ofruar shqiptarëve ekspozita virtuale të punimeve të saj.

Përmes punëve me zaje, ajo sjell marrëdhëniet njerëzore, “Paqen” në një familje, por edhe i fton njerëzit të reflektojnë për sjelljen e tyre e të qenit të përgjegjshëm e human ndaj tjetrit dhe natyrës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore