Sport

Skriniar e mbyll para kohe aventurën me Inter-in


Milan Skriniar e ka mbyllur sezonin para kohe me skuadrën e tij Inter-in.

Ashtu siç dihet, sllovaku do ta vazhdojë karrierën në PSG, me të cilët ka nënshkruar para-kontratë dhe do të bashkohet në verën e ardhshme si transferim i lirë.

Megjithatë, ai nuk do të mund ta përfundojë karrierën te zikaltrit ashtu siç duhet, pasi që iu nënshtrua një operacioni që do ta mbajë larg fushave për të paktën 40 ditë.

Pra, sezoni praktikisht do të jetë i mbaruar, atëherë kur qendërmbrojtësi do të kthehet.

(Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Operacioni u krye në Paris, me miratimin e Inter-it dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve të PSG-së, klub të cilit Skriniar do t’i bashkohet duke nisur nga fillimi i sezonit të ardhshëm.

Mbrojtësi sllovak ka kontratë me Inter-in deri në fund të sezonit dhe në janar nënshkroi një akord paraprak me PSG-në, për t’u transferuar në kryeqytetin francez nga sezoni i ardhshëm.

Vetë Skriniar reagoi në rrjetet sociale, ku shkroi se operacioni ishte i domosdoshëm pas dëmtimit në ndeshjen e Inter-it ndaj Porto-s dhe tha se do të punojë për t’u rikthyer sa më shpejt.

Kujtojmë që për Skriniar-in, Inter-i refuzoi 70 milionë euro në verën e vitit të kaluar, ndërsa tani e ka humbur me parametra zero.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore