Lajme

Skllavëria si “zhvendosje e pavullnetshme”, në Teksas ndizet debati


Një grup arsimtarësh në Teksas propozoi t’i referohej skllavërisë si “zhvendosje e pavullnetshme” në klasat e dyta – përpara se të refuzohej nga Bordi Shtetëror i Arsimit.

Lajmin e bëri të ditur e përditshmja amerikane “The Washington Post”, përcjell Albanian Post.

Të nëntë edukatorët përbënin një nga shumë grupet e ngarkuara me këshillimin e bordit të Teksas-it.

Kjo, për ndryshimet në kurrikulën e studimeve sociale, të cilat do të preknin pothuajse 9 mijë shkollat ​​publike të shtetit.

Një pjesë e draft standardeve të propozuara për kurrikulën, raportoi Texas Tribune, i udhëzoi studentët të “krahasojnë udhëtimet në Amerikë, duke përfshirë emigracionin vullnetar irlandez dhe zhvendosjen e pavullnetshme të njerëzve afrikanë gjatë kohërave koloniale”.

Sipas një liste në faqen e internetit të agjencisë arsimore, grupi i punës pas rekomandimit përfshinte mësues, specialistë të studimeve sociale, trajnerë mësimdhënës dhe një profesor universiteti.

Në një deklaratë të postuar në Twitter të enjten, Agjencia e Arsimit në Teksas iu përgjigj reagimit që kishte krijuar propozimi.

“Çdo pohim se SBOE po konsideron të minimizojë rolin e skllavërisë në historinë amerikane është krejtësisht i pasaktë”, theksohet në deklaratë.

Bordi Shtetëror i Arsimit mandaton politika dhe standarde për shkollat ​​publike të Teksas-it.

Kjo, duke vendosur rregullat e kurrikulës, duke rishikuar dhe miratuar materiale mësimore dhe duke mbikëqyrur disa financime.

Bordi do të ketë një votim përfundimtar mbi kurrikulën në muajin nëntor, sipas Texas Tribune.

Ngjarja ka ngjallur zemërim në rrjetet sociale.

Sistemi arsimor i Teksasit ka qenë subjekt i shumë polemikave kohët e fundit mes një lufte kulturore mbi mënyrën se si duhen mësuar ngjarjet historike dhe aktuale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore