Lajme

Skenderaj për herë të parë bëhet me aparat mamografik


Shtëpia e Shëndetit, Skenderaj

Në Shtëpinë e Shëndetit në komunën e Skenderajt, për herë të parë është bërë fotografimi i gjirit tek një paciente, pas funksionalizimit të aparatit të mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Përveç mamografit, është mundësuar edhe funksionalizimi edhe shërbimi i rëntgenit dhe ai i fotografimit të dhëmbëve dhe nofullës me pajisjen e Ortopanit, thuhet në njoftimin e Komunës.

Tutje, një njoftim të Komunës së Skenderajt bëhet e ditur se kryetari i komunës, Fadil Nura, ka thënë se këto tri pajisje mjekësore kanë kosto në vlerë prej rreth 120 mijë euro.

“Tri këto pajisje mjekësore që kanë kosto rreth 120 mijë euro, nga sot vihen në shërbim të qytetarëve, pa pagesë, për të kryer shërbimet për të cilat ata kanë nevojë”, ka thënë Nura.

Komuna ka njoftuar se para se të bëhej e mundur kjo, për një fotografim mamografik qytetarët përkatësisht pacientet kanë paguar nga 80 deri në 100 euro tek spitalet dhe ordinancat private.

Funksionalizimi i shërbimit të melografisë në Skenderaj sa do pak do ta zbus situatën e ngarkuar në Prishtinë, përkatësisht në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore