Lajme

Skeleti i lashtë i një dinosauri shitet për 6 milionë dollarë në ankand


Në SHBA, një skelet i rrallë dinozauri i lashtë i është shitur një blerësi anonim për më shumë se gjashtë milionë dollarë.

Skeleti i tij u doli në ankand nga Sotheby’s.

Fosili është ai i një Gorgosaurus që është zbuluar në vitin 2018.

Blerësi anonim do të ketë po ashtu edhe mundësinë unike për t’i dhënë një pseudonim atij.

Shitja e një skeleti të fosilizuar dinosauri i nxjerrë në ankand nga Sotheby’s shënohet si e dyta.

Ky është i vetmi ekzemplar i këtij lloji që ofrohet në pronësi private. Ka vetëm 20 fosile të ngjashme që dihet se ekzistojnë në mbarë botën.

Gorgosaurus endej në Tokë rreth 77 milionë vjet më parë dhe kishte kokë të madhe, gojë plot me dhëmbë të lakuar të dhëmbëzuar dhe gjymtyrë të vogla të përparme me dy gishta.

Ai u zbulua në një tokë private në shtetin amerikan të Montana-s.

Çmimi rekord botëror për fosilet e dinosaurëve mbetet 31.8 milionë dollarë, i shitur në një ankand online një blerësi privat në vitin 2020.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore