Lajme

S’ka asgjë të dyshimtë për të hulumtuar në kontratat një burimore, thotë VV-ja


Kuvendi i Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, lidhur me seancën e jashtëzakonshme që është thirrur për kontratat një burimore ka bërë përpjekje që të argumentojë shpenzimet që janë bërë në kontratat një burimore nga qeverisjet e kaluara.

Rrustemi, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka demantuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila ka thirrur këtë seancë duke thënë se “s’është e vërtetë”, që aktiviteti i prokurimit në këto kontrata ka qenë në nivelin më të lartë sesa asnjëherë më parë.

“Në arsyetimin e kësaj thirrje propozuesi ka theksuar se si në nivel sasior, ashtu edhe të shumës financiare të shpenzuar shfrytëzimi i këtij aktiviteti të prokurorimit është bërë si asnjëherë më parë. Kjo është plotësisht e pavërtetë”, ka thënë ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Teksa, ka renditur shpenzimet e qeverisjeve të kaluara në kontrata një burimore.

“Nga viti 2008-2014, qeveri e udhëhequr nga PDK-ja 448 milionë euro ka qenë shuma e shpenzuar në kontrata një burimore, nga viti 2015-2017 qeveri e udhëhequr nga LDK-ja 158 milionë euro ka qenë shuma e shpenzuara në kontrata një burimore. Ndërsa, nga viti 2018-2019 qeveri e udhëhequr nga AAK-ja ka qenë 120 milionë euro shuma e shpenzuar nga AAK-ja”.

“2008, është viti me më së shumti me kontrata njëburimore me gjithsej 164 milionë euro apo me rreth 19.86% e totalit të kontratave të nënshkruara”.

Rrustemi me bindje të plotë shtoi se, “në këto kontrata s’ka asgjë të dyshimtë e që duhet hulumtuara.

Partia Demokratike e Kosovës, të enjten, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore.

Sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, për vetëm 1 vit Qeveria e Kosovës ka nënshkruar rreth 220 kontrata në vlerë totale rreth 153 milionë euro.

Themelimi i një komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje është i rëndësishëm meqë kështu mund arrihet në konkludime të qarta e në një raport përfundimtar, i cili më pastaj, mund ta kanalizojë këtë çështje drejtë Prokurorisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore