Lajme

PDK kërkon themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore: Kjo Qeveri për 1 vit nënshkroi 220 sosh


Abelard Tahiri

Partia Demokratike e Kosovës, të enjten, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore.

Sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, për vetëm 1 vit Qeveria e Kosovës ka nënshkruar rreth 220 kontrata në vlerë totale rreth 153 milionë euro.

Marrë për bazë këtë fakt themelimi i një komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje është e rëndësishme meqë kështu mund arrihet në konkludime të qarta e në një raport përfundimtar, i cili më pastaj mund ta kanalizojë këtë çështje drejtë Prokurorisë.

“Duhet ta shohim sa janë të arsyeshme këto kontrata”, u shpreh Tahiri.

Andaj ai ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë e të mos e neglizhojnë këtë çështje, i cili sipas tij, është në interesin e Kosovës.

“Nuk duhet të lejojmë të ndodh një precedent e tillë kaq të rrezikshëm, kjo e rrezikon edhe të ardhmen tonë”, u shpreh ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore