Lajme

“Situata e qetë në Veri” dhe “s’ka probleme”, thonë nga Policia


Foto: Radio Evropa e Lirë - nënshkrimi për peticionin për shkarkimin e kryetarit, Erden Atiq.

“Situata është e qetë” dhe “s’ka probleme”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për situatën në Veri, në një përgjigje për Albanian Post, pasi që ka nisur të nënshkruhet peticioni për shkarkimin e kryetarit, Erden Atiq.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, shkurtimisht u përgjigjë duke thënë se “aktualisht situata është shumë e mirë”.

Numri i qytetarëve të cilët janë grumbulluar në sallën e sporteve afër stacionit të autobusëve në këtë komunë për të nënshkruar peticionin është relativisht i lartë, të mërkurën e 17 janarit.

Para sallës së sportit është e pranishme edhe Policia e Kosovës, e cila po monitoron të gjithë procesin.

Në grumbullin e qytetarëve janë parë edhe ish-krerët e Listës Serbe dhe ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut nga kjo parti.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të qenë i suksesshëm procesi i shkarkimit në Mitrovicë të Veriut nevojiten 3 mijë e 640 nënshkrime.

Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Lulzim Hetemit, gjithashtu ka nisur në orën 9:00 të mërkurën e 16 janarit.

Mbledhja e nënshkrimeve po organizohet para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit.

Nga pamjet në terren numri i interesuarve për nënshkrimin e peticionit është relativisht më i vogël në krahasim me numrin në Mitrovicë të Veriut.

Në Leposaviq, sipas KQZ-së duhet të mblidhen 2 mijë e 689 nënshkrime në atë mënyrë që të iniciohet tutje procesi i shkarkimit të Lulzim Hetemit.

Interesimi i madh i serbëve për nënshkrimin e peticionit për shkarkimin e Atiqit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore