Sport

Sirena angleze për Nedim Bajramin


Futbollisti kuqezi, Nedim Bajrami, po kalon në formë shumë të mirë me ekipin e tij italian, Empol-in.

Skuadra të mëdha italiane si: Napoli, Roma e Juventus shprehën interesim për mesfushorin shqiptar, derisa kohëve të fundit thuhet se kanë hyrë në garë edhe klube nga Premier Leauge angleze.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, disa ekipe kanë shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Shqipërisë, por mediumi italian nuk bënë të ditur emrat e tyre.

Te Empoli tashmë janë pajtuar me faktin se Bajrami nuk do të qëndrojë gjatë aty dhe në fund të sezonit pritet të largohet.

Bajrami ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2024, ku për ta blerë ndonjë ekip atë, duhet të paguajë rreth 15 milionë euro.

23 vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Empol-it, i cili në 29 paraqitje në ligë dhe kupë, ka arritur të shënojë nëntë gola dhe të dhurojë pesë asistime.

Kujtojmë që Bajrami është pjesë e Empol-it që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga skuadra zvicerane, Grasshopper, për shumën e 500 mijë eurove, ndërsa vlera aktuale e tij në treg, llogaritet të jetë rreth 10 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore