Lajme

“Sinjal shqetësues nga Zagrebi” – Presidenti i Kroacisë përsëri shkakton konfuzion


Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç

Deklaratat e Presidentit të Kroacisë, Zoran Millanoviç, jo rrallëherë çudisin tërë Ballkanin. Kësaj here ato çuditën edhe botën.

Ai të martën tha se në rast të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, Kroacia do t’i tërhiqte trupat nga Evropa Lindore, dhe se Ukraina është “vendi më i korruptuar”.

Millanoviç, tha se Kroacinë, në rast konflikti, do ta largojë nga zjarri.

Gazeta “Politika” ka shkruar se “mu në mes të krizës në Ukrainë, befasisht doli një manovër ushtarake – konfuzioni operativ kroat”.

Preisdenti kroat ishte në ballinat e gazetave të botës me një pohim të tillë, se Kroacia do të tërhiqej nga NATO në rast konflikti në Ukrainë.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Goran Grliç Radman e kundërshtoi Millanoviçin me shpjegimin se forcat kroate vetëm sa janë kthyer nga Polonia herët gjatë javës, prej roacioneve të tyre rutinore.

“Deklaratat e Millanoviçit kanë shkaktuar konfuzion për shkak se edhe pse ai është komandati suprem i forcave të armatosura, dërgimi dhe tërheqja e trupave nga NATO është krejtësisht nën autoritetin e ministrisë së mbrojtjes, e cila mer këto vendime në bazë vendimeve të Parlamentit Kroat”, shkruan Politika.

Të martën në mbrëmje, diplomatët e BE-së raportuan se Bashkimi Evropian ishte i shqetësuar për “sinjalin nga Zagrebi”, duke përfshirë një ftesë të hapur për Vladimir Putin për të vizituar Kroacinë. Së bashku me deklaratat e sotme, kredibiliteti i Kroacisë si një partner i besueshëm i BE-së dhe NATO-s po minohet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore