Lajme

Sindikata e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës proteston para Qeverisë


“Kërkojmë miratimin e ligjit dhe kthimin në vendet e punës”, ishte kërkesa e vetme e punëtorëve të Llotarisë së Kosovës të cilët në mënyrë simbolike bashkë me sindikatën protestuan në shesh, para objektit të Qeverisë.

Ibadete Asllani Berisha, punëtore e Llotarisë së Kosovës tha se po bëhen dy vite që statusi i tyre është i pa zgjidhur, janë të pezulluar nga puna dhe askush nuk po ndërmerr asgjë për të përmbushur kërkesat e tyre.

“Nuk jemi duke kërkuar asgjë më tepër, vetëm miratimin e ligjit dhe pagat”, tha Asllani Berisha, para gazetarëve.

“Ka kaluar një vit që as paga nuk kemi pasur, kështu duke e marrë parasysh që ishte edhe pandemia, punëtorët janë në hall të madh. Na takon”, ka shtuar ajo.

“Çdo herë premtohet se do ta zbusim pa punësinë, neve na kanë lënë pa punë”.

“Është e tepërt, durimit thuajse i ka ardhur fundi duke pritë”.

Asllani Berisha thotë se vazhdimisht kanë dërguar kërkesa e ankesa në adresa të ndryshme në institucione për të adresuar problemin e tyre tash e sa kohë, por që sipas sajë, në shumë raste ato kërkesa “as nuk janë  hapur”, se lëre më të shqyrtohen ose të merrnin përgjigje.

Berisha bën të ditur se kjo është protesta e parë dhe nuk do të ndalen së protestuari deri në realizim të kërkesave të tyre, miratimin e ligjit dhe alokimin e mjeteve për pagat e humbura për këto vite.

“Nuk jemi kundër as një qeverie, por tre qeveritë e fundit na kanë neglizhuar total”, thotë ndër të tjera ajo.

“Boll ma”, e përfundon prononcimin e sajë të shkurtër para medieve, Berisha.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore