Lajme

Sindikata e Policisë së Kosovës diskuton për ligjin e sigurimit shëndetësor me ministrin Sveçla


Sindikata e Policisë së Kosovës takohen Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Të hënën e 20 dhjetorit, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri dhe Nënkryetari Avdi Hoti u takuan me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin kanë diskutuar në lidhje me ligjin për sigurimin shëndetësor.

Sipas njoftimit të sindikatës, përfaqësuesit e Sindikatës, në këtë takim kanë shtruar edhe disa çështje me interes për Policinë e Kosovës, ku është diskutuar çështja e Ligjit për paga’, dhe Ligji për pensionim të parakohshëm.

“Zeqiri ka njoftuar për të gjitha angazhimet që është duke punuar Sindikata e PK-së, që kjo ministri të bëjë përpjekje për të realizuar sa më parë kërkesat e tyre, duke përfshirë përmirësimin e kushteve të punës, e sidomos për ngritjen e shqetësimit që Policia e Kosovës ende nuk e gëzon ‘Ligjin për sigurimin shëndetësor’ dhe ‘Ligji për pensionim të parakohshëm’”.

Sindikata e Policisë së Kosovës takohen Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Po ashtu, në njoftim theksohet se Delegacioni i Sindikatës së PK-së i është drejtuar ministrit Sveçla për një shtesë për punën e kryer gjatë vitit.

”E sidomos për angazhim të shtuar në lidhje me pandeminë ‘COVID- 19’ për të gjithë zyrtaret policor dhe atyre të stafit civil të PK-së”.

Delegacioni i Sindikatës së PK-së është shprehur i gatshëm që të vazhdojë me angazhimet e përbashkëta në shërbim të ngritjes së cilësisë për Policinë e Kosovës, përmes Ministrisë se Punëve të Brendshme, konkretisht nga Sveçla që këto ligje të procedohen sa më parë në qeveri.

Ndërkaq, ministri Sveçla është pajtuar që bashkërisht me Sindikatën e PK-së të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtyre kërkesave sa më parë.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për sfidat që ballafaqohen çdo ditë zyrtarët policorë dhe kushtet e tyre në punë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore