Stil

Sigurimi i Kim Kardashian nuk e lejoi Kanye West të vizitojë fëmijët e tij


Rep artisti, Kanye West, ka bërë bujë, ndërsa ka zbuluar se sigurimi i ish gruas së tij, modeles, Kim Kardashian, nuk e lejoi të hynte në shtëpinë e saj pas një vizite të fundit.

Kanye West.“Në fillim të kësaj jave, kur shkova për të marrë fëmijët e mi nga shkolla, sigurimi më ndaloi te porta. Kështu që në atë moment, sigurimi ishte mes meje dhe fëmijëve të mi dhe kjo nuk do të ndodhte”, i West, Jason Lee në një intervistë për “Hollywood Unlocked”.

“Por unë nuk doja të debatoja për këtë. Kështu që thjesht vazhdova, i çova fëmijët e mi në shkollë dhe më pas i mora fëmijët e mi përsëri. Kur i ktheva North tha:’“Dua që të vish lart, po pastaj tha ‘Oh, babi nuk mund të vijë të shohë. Babi nuk mund të hyjë brenda’” , shtoi ai.

West, i cili ndan katër fëmijë me Kim Kardashian, ka theksuar se ishte sigurimi që e informoi se nuk mund të hynte brenda rezidencës, por pretendon se ai nuk kishte folur me Kardashian West për kufizimet.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson.

“Vajza ime donte që unë të hyja brenda. Unë jam personi me ngjyrë më i pasur dhe babai i North, apo jo, dhe sigurimi ishte në gjendje të më ndalonte të hyja në dhomë me vajzën time dhe kjo nuk ishte përcaktuar”, tha West, ndërsa shtoi se ato momente brenda shtëpisë gjendej edhe i dashuri i ri i Kim, Pete Davidson.

“Dhe po dëgjoj që i dashuri i ri është në të vërtetë në shtëpinë në të cilën unë as nuk mund të shkoj. Dhe këtu i thërras kushërinjtë e mi. Dhe u thashë: ‘Kam nevojë për ju, të shkosh tu thuash këto dy gjëra.’ Sigurimi nuk do të jetë mes meje dhe fëmijëve të mi dhe fëmijët e mi nuk do të jenë në TikTok pa lejen time”, u shpreh Kanye.

Mbi të gjitha, West thekson se mediat mund të bëjnë shaka dhe të raportojnë gjithçka që duan, por askush nuk e pengon atë kur bëhet fjalë për fëmijët e tij.

“Ata mund të shkojnë në SNL dhe të bëjnë shaka, ata mund të bëjnë shaka në media, ata mund të shpikin histori, për këdo që jam në lidhje dhe çfarëdo që dua të bëj. Ata mund të bllokojnë marrëveshjet, ata mund të bëjnë të gjitha ato lloj gjërash, por unë mund t’ju them drejtpërdrejt, mos luani me fëmijët e mi”, u shpreh i revoltuar, ylli i hiti “Famous”  – Kanye West.

Por, pas deklaratave të bujshme, Kim, si duket i mundësoi rep artistit një vizitë në shtëpinë e saj, me rastin e ditëlindjes së vajzës së tyre, Chicagos.

Kanye West në ditëlindjen e Chicagos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore