Sport

Si të shpenzoni 500 milionë dollarë? Mike Tyson e di përgjigjen


Mike Tyson konsiderohet si një nga boksierët më të mëdhenj të historisë. Ish-kampioni i peshave të rënda, mban rekordin si personi më i ri në moshë që rrëmbeu titullin në këtë kategori kur mposhti, Trevor Berbick. Asokohe ishte vetëm 20-vjeç.

56-vjeçari ishte gjithashtu një nga boksierët më të “frikshëm” në planet, pasi fitoi 12 nga 19 ndeshjet e para profesioniste.

Duke pasur parasysh aftësitë e tij të jashtëzakonshme, Tyson u bë një nga yjet më të mëdhenj në sportin profesional duke grumbulluar mbi 500 milionë dollarë gjatë gjithë karrierës së tij.

Megjithatë, boksieri i humbi të gjitha paratë pasi u bë viktimë e veseve të tij, të cilat përfshinin shpenzime të shumta dhe për daljet me femra.

“Milioni i fundit i dollarëve të mi u shpenzua për rehabilitimin tim, sepse nga afërsisht 500 milionë që bëra si boksier, nuk më kishte mbetur asgjë”, shpjegoi Tyson në podcast-in “One More Round” të Erik Morales dhe Marco Antonio Barrera.

“Gjithçka u çmend dhe zgjati midis 15 dhe 16 vjetëve, dukeshin si shumë para, por më në fund u zhdukën”.

Tyson deklaroi gjithashtu se pavarësisht se ka rimarrë një pjesë të pasurisë së tij, ai nuk është i prirur t’u lërë fëmijëve trashgimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore