Lajme

Si ndikoi “Gjuha e Trupit”, në dështimet dhe triumfimet e presidentëve amerikanë


“Gjuha e Trupit” si një fushë e hulumtimit u prezantua për herë të parë në vitet 1960 dhe roli i saj përdoret për menaxhimin e personalitetit publik.

Që nga vitet e 60-ta, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, politikanët e kanë perceptuar rëndësinë e imazhit të tyre të jashtëm kur komunikojnë me votuesit dhe ndjekësit e tyre.

Kjo është arsyeja pse ata filluan t’i kushtojnë vëmendje të veçantë menaxhimit të gjuhës së trupit dhe sjelljes së tyre fizike, pasi që aso kohë, shfaqjet televizive ishin mjeti kryesor i promovimit për fushatat politike, përveç fjalimeve publike që politikanët i bënin në shtete ose qarqe të ndryshme , ku prania fizike përsëri luajti një rol të rëndësishëm.

Një shembull klasik historik është debati i parë parazgjedhor në historinë e televizionit amerikan në vitin 1960 midis John F. Kennedy dhe Richard Nixon.

Gjatë këtij “dueli televiziv”, Kennedy kishte treguar një prani televizive shumë më të mirë se kundërshtari i tij. Ai e kishte lejuar ekipin televiziv të përdorte çfarëdo mjeti që u duhej (të tilla si make-up) që do të përmirësonin imazhin e tij, siç bëri kur përdori grimin, me çka ai shmangu fytyrën e djersitur.

Në disa pika në debatin e intervistës, Nixon, ishte dukshëm i tensionuar, duke lëpirë, ose duke marrë frymë thellë, ndërsa ishte gjithashtu padyshim i djersitur dhe ai po fshinte djersët vazhdimisht me një shall.

I gjithë imazhi i tij në atë debat tregonte një njeri të shtangur, jo i sigurt për veten e tij, as për ato që po thoshte.

Në anën tjetër, Kennedy ishte i relaksuar, duke mos treguar asnjë gjurmë streso apo djersitje, ai tregoi qëndrueshmëri në fjalimin dhe imazhin e tij.

Dallimi në këtë imazh, siç përmendet në dokumentarin e History Channel “Sekretet e gjuhës së trupit” (The Human Instruction), luajti një rol kryesor në rezultatin e zgjedhjeve dhe fitoren e Kennedy ndaj Nixon.

Por, politikanët mund të fshehin vetëm një pjesë shumë të vogël të lëvizjeve “të gabuara”, dhe jo plotësisht të vërtetën. Kjo sepse njeriu nuk mund të mendojë për gënjeshtrën që do të thotë dhe në të njëjtën kohë të kontrollojë mendërisht trupin e tij, i cili kontrollohet dukshëm nga “amigdala” që është pjesë e trurit jo të vetëdijshëm.

Një nga rastet më të njohura të përpjekjeve të pasuksesshme për të kontrolluar gjuhën e trupit gjatë të folurit është kryer nga Bill Clinton, në “arsyetimin” e tij publik të marrëdhënies së tij të mundshme seksuale me Monica Lewinski.

Duke u përpjekur të fshehte të vërtetën, Clinton, ishte një operator kompetent i gjuhës së trupit, por u “tradhtua” nga lëvizja pohuese e kokës teksa ka thënë – ” Unë nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie seksuale me këtë zonjë”.

Në rastet e deklarimeve të rreme, ajo që mund t’i tradhtojë folësit janë të ashtuquajturat “lëvizje stresi” që kryhen në mënyrë të pavetëdijshme.

Tek një i rritur që gënjen mund të vini re se ai ose ajo prek buzët me gishta, pastaj prek hundën dhe në fund heq dorën nga fytyra.

Për shembull, falja e Bill Clinton është një rast klasik sesi ankthi ndikon dhe është i dukshëm për një qenie njerëzore kur ai ishte nën presion pavarësisht nga përvoja e tij e dhënë dhe faktit që ai ishte dhe është akoma një operator i shkëlqyeshëm i gjuhës së trupit.

Ekziston një frazë shumë e zakonshme: “Ky njeri ka diçka që nuk më pëlqen tek ai”, pa e kuptuar se çfarë është ”ajo”.

Sipas studiuesve amerikanë të Marrëdhënieve Publike, pjesa e pavetëdijshme e trurit të njeriut merr dhe interpreton gjuhën e trupit të bashkëbiseduesit dhe përpiqet të na paralajmërojë për një mashtrim ose gënjeshtër të mundshme.

Një rast tjetër klasik i një përpjekje të pasuksesshme për të fshehur të vërtetën ishte skandali “Watergate”, i cili tronditi Amerikën në fillim të viteve 1970, zbulimet e të cilave çuan në dorëheqjen e Presidentit Nixon.

Në intervistën sqaruese të Nixonit, në momentin kur ai tha “Unë e mirëpres këtë lloj intervistimi, sepse bota po mendon nëse presidenti i tyre është mashtrues”, dhe vazhdon deklaratën e tij duke thënë “Epo, zotërinj, unë nuk jam mashtrues”, në mënyrë pohuese, menjëherë pas deklaratës-mohimit, ai hoqi duart nga podiumi dhe i kaloi para gjoksit të tij.

Sipas, Andreas Venetis, specialist i Marrëdhënieve Publike, ato lëvizje po tregonin kontradikta midis fjalëve dhe veprimeve të tij. Ndërsa ai nuk po pranonte përfshirjen e tij në skandal, trupi i tij ishte pohues, duke tradhtuar atë se çka donte të shprehte.

Tërheqja nga piedestali i fjalës dhe kryqëzimi i duarve konsiderohen qëndrime klasike mbrojtëse të njerëzve dhe këto lëvizje miratohen kur njerëzit janë në një pozitë të vështirë dhe ata po përpiqen të mbrojnë veten.

Presidenti amerikan Barack Obama konsiderohet gjithashtu një pikë referimi dhe një shembull për politikanët, pasi ai është një nga operatorët më të aftë të komunikimit jo verbal, ose si gjuhë trupi, siç quhet zakonisht.

“Gjatë vizitës së tij në Athinë, fjalimi i tij ishte historik, dhe ata që morën pjesë në atë mbledhje ose shikuan fjalimin e tij nga televizioni, ishin të magjepsur nga prania e tij dhe nga mënyra e të folurit, duke përfshirë tonin, intensitetin dhe zërin e tij”, thotë Venetis.

Dokumentari “Sekretet e gjuhës së trupit” nga Andreas Venetis, analizon efektin e zërit të Obamës, si dhe ndryshimet e tij artistike në vëllimin e zërit të tij.

Sipas Andreas, nuk është rastësi që Obama, në fjalimet e tij, kurrë nuk prek fytyrën e tij me dorë, duke ditur qartë rregullin që duke prekur fytyrën tënde me dorë mund të kalosh mesazhe të gabuara te turma që po të shikon dhe imazhin tënd tregojnë gënjeshtra, pasiguri dhe mungesë stabiliteti dhe sinqeriteti.

Një politikan tjetër, i cili karakterizohej nga paraqitjet e tij të shkëlqyera në publik dhe konsiderohej të ishte një operator i sofistikuar i gjuhës së trupit, ishte ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan.

Vlen të përmendet se ai fillimisht punoi si aktor dhe më vonë u emërua si president. Përvoja e tij me kamerat dhe komoditeti i tij në komunikimin me të tjerët i dhanë mundësinë për të mbledhur votën më të lartë për zgjedhjet në SHBA dhe e bëri atë një nga presidentët më prestigjiozë amerikanë.

Ndryshe, rëndësia e gjuhës së trupit nuk vlen vetëm në fushën e politikës së komunikimit, por edhe në botën e biznesit gjithashtu.

Në ditët e sotme, në fushën e shitjeve dhe komunikimit, është thelbësore që profesionistët në ato zona të kenë njohuri themelore të gjuhës së trupit.

Shumica e kompanive tani krijojnë seminare të rregullta për këtë temë shumë interesante, një objekt që është duke u zhvilluar dhe azhurnuar vazhdimisht në një numër fushash, të tilla si menaxhimi i klientëve të irrituar, menaxhimi i ankesave, në siguri dhe shumë fusha të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore