Lajme

Si janë bombat e fosforit, të cilat dyshohet se i përdori Rusia në Ukrainë?


Ukrainasit akuzuan rusët për përdorimin e bombave me fosfor në Irpin dhe, në vende të tjera, ku përleshjet ishin më intensive.

Në lidhje me të janë publikuar edhe imazhe.

Por jo të gjithë ekspertët u shfaqën të bindur.

Sipas tyre, kur fosfori bie në kontakt me oksigjenin, ai lëshon një re grimcash, të cilat mund të përdoren për të ndriçuar një sektor, ose për të errësuar pamjen e kundërshtarit dhe aparatet.

Por bomba e përdorur kundër pozicioneve ka efekte brutale te njerëzit: djeg, mbyt, helmon dhe vret. Sigurisht që ka një ndikim psikologjik.

“Fosfori” është një “sistem”, i cili është shfaqur në shumë konflikte dhe nuk është as shumë i kohëve të fundit.

Zyrtarisht është i ndaluar përdorimi i tij në zonat urbane, por është një vijë e kuqe e kaluar shpesh.

Ajo përdoret për të eliminuar pikat e rezistencës dhe ka shumë episode (nga Libani në Irak) kundër civilëve, ngjarje të ndjekura nga mohime dhe polemika. Një valle tragjike, që ka një refleks diplomatik-politik: denoncimi i mundshëm për krime lufte.

Në këtë fazë, operacionet përfshijnë kryesisht fshatra dhe qytete të shndërruara nga ukrainasit në bastione.

Rusët, si në Grozni apo Siri, mbështeten në arsenalin e tyre klasik: artileri, raketa, bomba termobarike dhe thërrmuese.

Në teatrin sirian, aleatët lokalë të Moskës – njerëzit e Assad-it – kanë përdorur mjete sa rudimentare aq edhe shkatërruese: të ashtuquajturat “bomba me fuçi”, të shkarkuara nga helikopterët.

Kjo do të thotë se armët tradicionale tashmë janë të mjaftueshme për të shkaktuar dëme të mëdha dhe humbje të frikshme në mesin e popullatës.

Ushtria ka nisur së fundmi disa bastione në rajonin e Krimesë. Ato janë raketa kundër anijeve (180 milje) të rikonvertuar për të goditur objektivat në tokë.

Sipas komandës, ata kanë goditur depot e armëve të dërguara nga perëndimorët.

Është një përshtatje e lidhur me nevojën për të përmbysur të mundshmen në pozicionet kundërshtare.

Për Pentagonin, rusët po konsumojnë me shpejtësi rezervat e raketave të lundrimit, të cilat mund të lëshohen nga larg ose nga një territor miqësor – një masë për të shpëtuar aviacionin e tyre.

Marrë nga Corriere della Sera, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore