Shqipëria

Shtyhet sërish afati i hapjes së Kapshticës


Afati i hapjes së kalimit kufitar të Kapshticës është shtyrë sërish.

Vendimi vjen si rrjedhojë e masave parandaluese për përhapjen e virusit Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada greke në Shqipëri.

Deri më 24 maj, dogana e Kapshticës do të funksionojë me të njëjtat rregulla, ku hyrja drejt vendit tonë mund të bëhet nga ora 06:00 deri në 22:00.

Kjo situatë vazhdon që prej nëntorit të vitit 2020, ku pala greke e ka rikthyer disa herë. Në këtë mënyrë nuk lejohet kalimi i udhëtarëve drejt shtetit grek.

Nga ana tjetër në Kakavijë do të lejohen të hyjnë shtetasit grekë dhe ato me leje qëndrimi. 400 persona është kuota ditore e atyre që do të lejohen të kalojnë.

Fillimisht masat nga pala greke u ndërmorën për shkak të ndalimit të përhapjes së Covid-19, pas shtimit të rasteve çdo ditë e më shumë te të dyja vendet fqinje.

Ky vendim, ngjall pikëpyetje, pasi më 19 prill, Greqia hapi sezonin turistik për 30 vende të ndryshme.

Kjo për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli dhe shteti fqinj Serbia.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore