Lajme

Shtohet barrikada në Bërnjak, edhe katër kamionë të tjerë


kamionët të cilët kanë bllokuar rrugën për në pikën kufitare në Bërnjak

Rrugët kryesore të cilat të qojnë në pikën kufitare në Bërnjak vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga barrikadat të cilat janë krijuar nga protestuesit serbë, nga e hëna e 20 shtatorit.

Përkundër thirrjeve të shumta nga Prishtina zyrtare, vendet e QUINT-it, BE-ja e NATO, që këto pengesa në rrugë të hiqen, ato nuk kanë lëvizur as pas tetë ditësh.

Edhe katër kamionë të rinj janë vendosur tek barrikadat në pikëkalimin kufitar në Bërnjak këtë të hënë rreth orës 01:00 të mesnatës.

Përveç tendës protestuesit kanë vendosur edhe një tendë të re.

Kjo si rezultat i protestës së qytetarëve serb të cilët po kundërshtojnë masat e reciprocitetit për tabelat e automjeteve të cilat i vendosi Qeveria e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore