Lajme

Shtetasi nga Teksasi: Dua të shpërthej internetin e… Amazon-it


Një burrë nga Teksasi i SHBA-ve është përpjekur të shpërthejë qendrën e të dhënave të kompanisë multiteknologjike Amazon… me shpresën se do të hidhte në erë krejt internetin.

Objektivi i Seth Aaron Pendley nuk ishte aspak Amazon dhe serverat e saj, por shkatërrimi i të gjithë internetit si njësi.

Agjentët e FBI (Byroja Federale e Inteligjencës Amerikane) ndërhynë për ta arrestuar, teksa Pendley ishte nisur drejt një prej selive të Amazon-it, me vendndodhje në Virginia. Prendley ka qenë i dyshuar nga aktiviteti i tij “ekstremist” në një webfaqe që quhet MyMilitia.com.

“Pendley i tregoi agjentit të infiltruar se po planifikonte të sulmonte serverin e faqes së Amazon-it. Prendley besonte se serveri këmbente informacion drejtpërdrejt me FBI, CIA (Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane) dhe institucione apo agjenci të tjera federale”, deklaroi Departamenti i Drejtësisë Amerikane në një konferencë për shtyp.

Deklarata vijon me: “Ai (Prendley) po shpresonte të mposhtte oligarkët, të cilët sundojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, përfaqësues të autoriteteve federale u bën me dije për planin e Prendley-t, pasi një nga miqtë e tij i paralajmëroi se ç’kishte kurdisur.

Të dhënat e Departamentit të Drejtësisë shpjegojnë më tej se Prendley ishte mjaft aktiv te webfaqja MyMilitia.com, ku mblidhen ekstremistë të të gjitha llojeve e diskutojnë idetë, shpalosin planet e tyre antiqeveritare dhe ku miqësohen në formë elektronike.

Përfaqësuesit federalë kanë dëshmuar se Prendley ishte krenar për planin e tij dhe e shihte me gjallëri e optimizëm realizimin.

“Një përdorues (anëtar i MyMilitia.com) me emrin ‘Dionysus’ shkroi se planifikonte të ndërmerrte ‘një eksperiment të vogël’, nga i cili priste të gjeneronte vëmendje të bollshme dhe mund të përbënte ‘rrezik’”, deklaroi Departamenti i Drejtësisë. Më shtoi,“Pasi një përdorues tjetër e pyeti se cila do të jetë prapaskena që synonte Dionysus, ai u përgjigj me ‘vdekje’”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore