Libra

Shtëpia Botuese ‘Bard Books’ organizon takime dhe promovime këtë javë në Prishtinë


Të martën (11 maj), ora 17:00, në kafe-librarinë Dit’ e Nat’, në Prishtinë, do të promovohet libri “Zoti në kinema” i autorit Dritan Dragusha.

Të mërkurën (12 maj), ora 11:00, në katedralen “Shën Nënë Tereza”, do të diskutohet për “Komedinë hyjnore”, me përkthyesin Meritan Spahija, me rastin e 700 vjetorit të vdekjes së poetit Dante Alighieri.

Ministria e Artit dhe Kulturës në Itali e ka shpallë vitin 2021 si “Vit të Dantes”.

Të mërkurën (12 maj), ora 18:00, në librarinë “Dukagjini”, promovohet romani “Mbyllur për pushime”.

Të pranishëm do të jenë autori Stefan Çapaliku dhe botuesi Frano Kulli.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore