Stil

Shtëpi cilësore, e jo domosdoshmërisht luksoze


Paulbernier

Shtëpi e ndërtuar nga dy kuti prej qelqi dhe druri, pra vëllime të thjeshta me përmasa të ngjashme, iu shtuan kësaj shtëpie në Plateau Mont-Royal në Montreal.

Një kuti u vendos në çati dhe tjetra në kopsht nën pemën e madhe. Ajo e cila gjendet në kopsht, ka një dhomë lojërash për fëmijë, si dhe lidhet me hapësirat e brendshme të jetesës dhe ka hapje në oborr me dyer të gjera prej xhami.

Po ashtu posedon një çati të mbushur me gjelbërim që e përzien atë me natyrën përreth kur shihet nga lart.

Në katin përdhes, hapësira për jetën familjare, është në formën ‘’L’’.

Paulbernier

Kutia e vendosur në çati strehon dhomën për prindërit, është një hapësirë e veshur me dru nga ku mund të shihet qyteti dhe lindja e diellit.

Pjesa perëndimore është plotësisht me xham ku në dysheme është bërë një hapje, për të lejuar që drita natyrale të depërtoj deri në katin përdhes përmes urës që e krijon kjo hapje.

Paulbernier

Dhomat e fjetjes hapin urën qarkulluese, urë kjo e ndërtuar si kafaz druri që qëndron mbi dhomën e ndejës në një hapësirë të gjatë të mbushur me dritë natyrore, që ofron pamje nga oborri dhe çatia e gjelbër.

Paulbernier

Shkallët, të bëra nga çeliku dhe druri, rrinë ne atë hapësirë. Pak materiale janë shfrytëzuar, kryesisht mështekën dhe çelik i oksiduar. Pra, materiale të thjeshta, me çmim relativisht të ulët dhe lokale. “Cilësi pa llukës”.

Paulbernier

Paul Bernier lindi më 18 janar 1906 në Quebec, Kanada. Ai ndoqi seminarin lokal dhe fitoi një diplomë bachelor në vitin 1924.

I licencuar në filozofi në vitin 1925 dhe një doktoratë në teologji në vitin 1928.

Ai po ashtu ka dhënë mësim në Universitetin Laval nga viti 1939 deri në vitin 1947.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore