Sport

Shqiptarët bastisin shtëpinë e Ronaldo “Fenomenit” duke u larguar me miliona euro


Gjashtë persona, katër ndër të cilët shqiptarë, janë arrestuar në lidhje me vjedhjen prej tre milionë eurosh në shtëpinë e ish-sulmuesit brazilian, Ronaldo.

Të hënën, kur shtëpia e fenomenit në Ibiza u thye, ishte mysafir lojtari i Paris Saint-Germain, Marco Verratti.

Por, ky i fundit nuk gjendej në banesë kur hajdutët hynë brenda dhe u larguan me bizhuteri dhe para.

Dy persona u arrestuan në portin e Denias në Spanjën lindore dhe katër të tjerë u mbajtën në qytetin jugor të Malagas, thanë burime për Agjencinë Franceze të Shtypit (AFP), por pa detaje të mëtejshme.

Sipas shtypit spanjoll, katër nga gjashtë të arrestuarit ishin shqiptarë, dy të tjerët spanjollë dhe rumunë, të cilët përbëjnë një bandë të organizuar dhe të specializuar për vjedhje.

Raportet e shtypit pohojnë gjithashtu se policia spanjolle ka rikuperuar një pjesë të madhe të sendeve të vjedhura, të vlerësuara në rreth tre milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore