Përballje

Shqipëria rrëzohet në fund, Islanda barazon në minutën e 97-të


Shqipëria ka barazuar përballë Islandës në ndeshjen e fundit të këtij edicioni të Nations League.

Dueli ishte shumë dramatik, ku Islanda arritën të barazojnë rezultatin në minutën e fundit të ndeshjes.

Ndeshja filloi mirë për Shqipërinë, pasi në minutën e 11-të, Aron Gunnarsson i Islandës u ndëshkua me karton të kuq, dhe la kombëtaren e tij me një lojtarë më pak.

Goli i vetëm i Shqipërisë u shënua në minutën e 35-të, me anë të Ermir Lenjanit, i cili u asistua nga Myrto Uzuni.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Shqipëria, të cilët kishin mundësi të shumta shënimi, por nuk i shfrytëzuan ato.

Pak para përfundimit të ndeshjes, Islanda shënoi në minutën e 97-të, me anë të Anderson.

Shqipëria përfundoi këtë edicion të Nations League, në pozitën e tretë me dy pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore