Shqipëria

Shqipëria kap shifrën prej 1 milion vaksina të mbërritura deri tani


Mbrëmjen e 19 qershorit kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, 50 mijë doza të vaksinës Coronavac, sipas njoftimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në median sociale Facebook, Rama shkruan se me mbërritjen e dozave të Coronavac-ut, sasia e vaksinave shkon në plot 1 milion doza të mbërritura në Shqipëri nga Kontratat e lidhura me kompanitë e ndryshme farmaceutikë.

Mbërritjen e dozave të vaksinës së Coronavac-ut, e ka njoftuar një ditë më parë dhe ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë hapjes së Qendrës Shëndetësore në Kavajë.

“Do të jenë 100 mijë vaksina të Coronavac-ut dhe 11 mijë e 700 doza të vaksinave Pfizer”, ka thënë ajo duke theksuar se ardhja e këtyre vaksinave do të sjellë dhe zgjerimin e fashës së grup-moshave, duke e ulur në 50 vjeç.

Procesi i vaksinimit

Në Shqipëri, ndërkaq, vazhdon procesi i vaksinimit në të gjitha qarqet.

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor. Tashmë ka nisur vaksinimi edhe për operatorët turistikë në Durrës, Vlorë dhe Lezhë, si dhe stafet e aviacionit civil.

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor.

Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Nё diagramёn e publikimeve tё faqes shkencore, Our World in Data, tregohet Shqipёria nё vend tё parё, pёr administrimin e dozave pёr 100 persona, tё javёs sё fundit, duke u vendosur në krah të Bashkimit Evropian, me të njëjtin rezultat.

Shqipёria kryeson listёn e administrimit tё dozave nё fushatёn e vaksinimit anti-Covid.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore