Shqipëria

Manastirliu: 29 qendra shëndetësore verore dhe teste të shpejta Covid-19 për turistët


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në median sociale Twitter, ka bërë me dije se në qendrat shëndetësore verore do të përfshihet edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me Covid 19.

Ajo gjithashtu, ka informuar se këtë vit janë 29 qendra verore të shtriranga veriu në jug, që do të jenë 24 orë në shërbim të turistëve vendas dhe të huaj.

Manastirliu ishte e pranishme në një nga këto qendra, konkretisht në atë të Velipojës.

Procesi i vaksinimit

Në Shqipëri, ndërkaq, vazhdon procesi i vaksinimit në të gjitha qarqet.

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor. Tashmë ka nisur vaksinimi edhe për operatorët turistikë në Durrës, Vlorë dhe Lezhë si dhe stafet e aviacionit civil.

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor.

Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Nё diagramёn e publikimeve tё faqes shkencore, Our World in Data, tregohet Shqipёria nё vend tё parё, pёr administrimin e dozave pёr 100 persona, tё javёs sё fundit, duke u vendosur në krah të Bashkimit Evropian, me të njëjtin rezultat.

Shqipёria kryeson listёn e administrimit tё dozave nё fushatёn e vaksinimit anti-Covid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore