Shqipëria

Shqipëria kalon 192 mijë vaksinime


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në mbyllje të javës shifrat e vaksinimeve në Shqipëri.

“Nga fillimi i fushatës Shqipëria Buzëqesh, janë kryer 192 mijë e 882 vaksinime”, shkruhet në postimin e saj në Twitter.

Gjatë të dielës së 4 prillit ndërkohë, janë kryer 7 mijë e 386 vaksinime. Ky është një numër është më i ulët se sa ditët pararendëse. Gjithsesi, mesatarisht, në Shqipëri vaksinohen rreth 15 mijë qytetarë çdo ditë.

Vaksina kryesore në vendin tonë është ajo Sinovac. Dozat e tjera janë ato nga Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore