Sport

Shqipëria fiton dhe Kosova barazon në kualifikimet e Botërorit


Ndeshjet e së dielës për kualifikimet e Kupës së Botës ishin dramatike dhe me shumë gola.

Shqipëria arriti një fitore shumë të rëndësishme përballë Hungarisë në minutat e fundit me rezultat 1:0.

Armando Broja ishte heroi i ndeshjes duke shënuar në minutën 87-të, për t’i dhënë pikët e plota Shqipërisë.

Në ndeshjet e tjera të Grupit I, Anglia mposhti Andorrën me rezultat 4:0 dhe Polonia shkatërrojë San Marinon me rezultat 1:7.

Në anën tjetër Kosova barazoi me Greqinë në “Fadil Vokrri”, pas një goli në minutën 92-të nga Vedat Muriqi.

Në ndeshjen tjetër në Grupin B fitoi Spanja përballë Gjeorgjisë me rezultat dominues 4:0.

Dueli i parë i së dielës u luajt mes Bjellorusisë dhe Uellsit, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit ku Gareth Bale ishte protagonisti me hat trick.

Në ndeshjen mes Belgjikës dhe Republikës Çeke, dominuan belgët me rezultat 3:0.

Ndeshjet e Grupit J ishin interesante ku dueli mes Islandës dhe Maqedonisë së veriut përfundoi me rezultat 2:2, Gjermania shkatërroj Armeninë me rezultat 6:0 dhe Rumania fitoi me rezultat 2:0 përballë Litenshtajnit.

Duelet e fundit në grupin C ishin me pak gola, Zvicra me Italinë përfunduan me rezultat të barabartë 0:0, ndërsa Bullgaria mposhti Lituaninë me rezultat 1:0.

Grupi B

Kosova – Greqia 1:1

Spanja – Gjeorgjia 4:0

Grupi C

Bullgaria – Lituania 1:0

Zvicra – Italia 0:0

Grupi E

Bjellorusia – Uellsi 2:3

Belgjika – Republika Çeke 3:0

Grupi I

Shqipëria – Hungaria 1:0

Anglia – Andorra 4:0

San Marino – Polonia 1:7

Grupi J

Islanda – Maqedonia e Veriut 2:2

Gjermani – Armeni 6:0

Rumania – Litenshtajni 2:0

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore