Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka publikuar të dhënat e Barometrit të Ballkanit, për sa i përket zhdoganimit.
Bazuar në përllogaritjet e bëra rezulton se Shqipëria është vendi më i shpejtë në rajon sa i përket formaliteteve dhe kontrolleve të nevojshme doganore.
Sondazhi i bërë ka qenë i formuluar me 177 pyetje për 1 mijë ne 23 pronarë biznesi, drejtues dhe menaxherë.
Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria ka përqindjen më të lartë të pronarëve të biznesit të cilët janë shprehur se zhdoganimi i mallrave të eksportuara merr më pak se dy ditë.
Shprehur në shifra, 17 për qind e të anketuarve kanë thënë se procedurat e zhdoganimit të mallrave të tyre në Shqipëri zgjasin më pak se dy ditë.
Pas saj renditet Kosova, ku rreth 19 për qind e të anketuarve thonë se zhdoganimi nuk zgjat më shumë se dy ditë.
Përqindja e të anketuarve të cilët kanë dhënë këtë përgjigje në vendet e tjera të rajonit varion nga 15% në Bosnjë dhe Hercegovinë, 6% në Maqedoninë e Veriut dhe 8% në Malin e Zi dhe Serbi.
Ndërsa, sipas sondazhit të bërë për eksportimin e mallrave në 12 muaj, në Shqipëri 17% kanë thënë se procedurat e zhdoganimit zgjasin më pak se 2 ditë ndërsa, 79% e të anketuarve janë shprehur se nuk kanë eksportuar mallra.
Për sa i përket zhdoganimit të mallrave të importuara, përsëri Shqipëria është kryesusese.
47% e bizneseve të anketuara janë shprehur se këto procedura për importet përfundojnë brenda dy ditëve.
Në Kosovë 22% e të anketuarve janë shprehur se zhdoganimi i mallrave zgjat më pak se dy ditë.
Ndërkohë, në vendet e rajonit duket se procesi i zhdoganimit zgjat më tepër. Në Bosnje Hercegovinë janë 14% e të anketuarve të cilët kanë thënë se zhdoganimi i mallrave zgjat më shumë se pesë ditë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE
-
Mes tensioneve për Gazën, shtyhet vizita e Erdogan në Shtëpinë e Bardhë
-
Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet
-
Vaksinat e personalizuara mRNA për melanomën hyjnë në fazën e re të provës
Lajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE