Përballje

Shpresa e fundit e dardanëve për kualifikimet e Katarit


Kosova do të përballet me Suedinë në ndeshjen e tyre të gjashtë në Kualifikimet e Kupës së Botës Katar 2022.

Dueli mes dy përfaqësueseve do fillojë në ora 18:00, në “Friends Arena”, në Solna të Suedisë.

Në pesë ndeshjet e luajtura, dardanët kanë vetëm katër pikë, ndërsa Suedia ka një ndeshje më pak se Kosova dhe ka nëntë pikë.

Të dy kombëtaret vinë nga një humbje, Kosova përballë Spanjës dhe Suedia kundër Greqisë.

Pavarësisht humbjes, ndeshja e fundit kundër Spanjës, ishte një nga më të mirat që nga themelimi i përfaqësueses së Kosovës, dhe këtë mendim kishte edhe trajneri Bernard Challandes.

Me një fitore të mundshme, Kosova do të arrinte kuotën e shtatë pikëve në Grupin B, e cila do ia rrite shanset për kualifikim në Katar 2022.

Dueli i fundit mes dy kombëtareve përfundoi me fitoren e Suedisë me rezultat 0:3 në “Fadil Vokrri”.

Te dardanët, kapiteni Amir Rrahmani po kalon një formë të shkëlqyer me klubin e tij, pasi shënoi dy herë për të ia fituar ndeshjen Napoli-t.

11 nga 12 ndeshjet e fundit që përfshin njërën nga përfaqësueset kanë përfunduar me barazim ose janë vendosur me diferencë prej një goli.

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për dardanët, pasi një humbje përballë Suedisë, do i humbte shpresat e kualifikimit përfundimisht.

Momentalisht në Grupin B, Spanja radhitet e para me 13 pikë, Suedia e dyta me nëntë pikë, Greqia radhitet e treta me gjashtë pikë e Kosova në pozitën e katërt me 4 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore