Lajme

“Shpeshherë gënjej” – deklarata shokuese e prezantuesit të Fox News, Tucker Carlson


“Unë gënjej nëse jam nё njё situatё tё sikletshme ose kur gjendem me shpatulla pas murit. Edhe pse s’dua, gёnjej. Mundohem të mos e bёj kurrë në televizion, sepse nuk më pëlqen të gënjej. Por e bëj nga dobësia”.

Kështu i është përgjigjur prezantuesi i Fox News, Tucker Carlson, producentit të platformёs YouTube, Dave Rubin, i cili e pyeti për drejtuesit e CNN, Brian Stelter, Chris Cuomo dhe Don Lemon, të cilët i quajti “njerëz kloun”.

Carlson, i cili dikur punonte për agjencinë ndërkombëtare mediatike CNN, akuzoi drejtuesit e saj se kanё “gënjyer për të mbrojtur Jeff Bezos, duke e trajtuar Bill Gates si një lloj udhëheqësi moral”, apo se kanё ushtruar presion kundrejt njerёzve mё tё dobёt.

Ai tha gjithashtu se kishte “vendosur fotografi në ekran për të lënduar njerëzit e dobët”, por vetëm “pa dashje”, dhe se gjithmonë përpiqej të “godiste” ata më të fuqishëm se ai.

“Njerëzit që pёrdorin postin pёr tё ushtruar autoritet janë më të këqijtë. Ata nuk duhet të kenë asnjë fuqi, për mendimin tim”, shtoi ai.

Në Fox News të hënën, Carlson iu kthye po ashtu temёs sё fundit: hezitimit tё vaksinave dhe mbrojtja e amerikanëve që zgjedhin të blejnë dëshmi të rreme vaksinimi.

Eric Feigl-Ding, një epidemiolog dhe anëtar i lartë në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë, tha se mbrojtja e Carlson për ata që blejnë karta të vaksinimit të rreme përbën “rrezik kriminal publik” dhe “do të vrasë njerëz, përfshirë fëmijët”.

Carlson, nga ana e tij, nuk ka thënë nëse është vaksinuar. Megjithatё, Fox News inkurajon vaksinat në mesin e stafit.

Mes një rritjeje të rasteve të shkaktuara nga varianti infektiv i virusit Delta, shumica dërrmuese e shtrimeve në spital dhe vdekjeve në SHBA janë mes njerëzve të pavaksinuar.

Në SHBA, më shumë se 660 mijё njerëz kanë vdekur nga COVID-19.

Të hënën në mbrëmje, Carlson lexoi gjithashtu një cicërimë nga Nicki Minaj.

Reperja ka thënë se nuk është e vaksinuar, por ka ndër mend të hulumtojë vaksinën, dhe ka thënë se njerëzit duhet ta marrin atë.

Sidoqoftë, Minaj pohoi gjithashtu të hënën se një “kushëriri në Trinidad” nuk do të merrte inokulohej, sepse shoku i tij qё e bёri u bё impotent.

“Testikujt e tij u ënjtën dhe e fejuara e la atë”, deklaroi Minaj.

Carlson lexoi postimin duke thёnё: “Duket e arsyeshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore